LAJMI I FUNDIT:

Sigal Prishtina fiton derbin ndaj Trepçës

Sigal Prishtina fiton derbin ndaj Trepçës
(Foto: basketbolli.com)

Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Trepçës me rezultat 82-74 (17:17, 22:16, 17:14, 26:27), në xhiron e 27-të të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Mysafirët e nisën me një seri prej 0:5, por prishtinasit rikthehen shpejt, duke pasur epërsi prej shtatë pikësh, 14:7 dhe 17:10, por në fund të çerekut të parë ‘Xehetarët’ shënuan shtatë pikë për rezultatin përfundimtar të kësaj pjese 17:17. Bardhekaltrit vazhduan me lojë të mirë në periudhën e dytë, ku kishin epërsi deri në nëntë pikë, 33:24, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me shifrat 39-33, me një treshe nga Amir Hot.

Kryeqytetasit nuk u ndalën as në periudhën e tretë, madje e thelluan edhe më shumë epërsinë, ku më e larta e ndeshjes ishte 16 pikë, 51:35, ndërkohë, që më pas mysafirët ngushtojnë epërsinë, ku shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 56:47. Në dhjetë minutat e fundit u zhvillua lojë e barabartë, por prishtinasit ruajtën dhe menaxhuan epërsinë, duke triumfuar në fund 82-74.

Te Sigal Prishtina, Lejson Zeqiri, Meriton Ismaili dhe Wendell Mitchell shënuan nga 12 pikë, kurse Jetmir Zeqiri shtoi 16, ndërsa te Trepça u dalluan Drilon Hajrizi me 24 pikë e nëntë kërcime dhe Amin Hot me 12 pikë e tetë asistime.

Sigal Prishtina blindoi vendin e pestë me 14 fitore e 13 humbje, kurse Trepça ka 18 fitore e nëntë humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Shuma marramendëse e parave që skuadra e Anglisë do të marrë nëse fiton në Euro 2024

Shuma marramendëse e parave që skuadra e Anglisë do të marrë nëse fiton në Euro 2024

Përfaqësueset
Anglia e nis me fitore në Euro 2024 dhe merr kryesimin e grupit

Anglia e nis me fitore në Euro 2024 dhe merr kryesimin e grupit

Përfaqësueset
Shqiptarët dhe serbët u përleshën në qendër të Gelsenkirchen

Shqiptarët dhe serbët u përleshën në qendër të Gelsenkirchen

Përfaqësueset
UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Shqipërisë pas ndeshjes me Italinë

UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Shqipërisë pas ndeshjes me Italinë

Kombëtarja e Shqipërisë
Real Madridi fut në listën e dëshirave sensacionin e Serie A  - ai kushton 30 milionë euro

Real Madridi fut në listën e dëshirave sensacionin e Serie A - ai kushton 30 milionë euro

La Liga
Vdes në moshën 26-vjeçare portieri i Malit të Zi, vetëm 10 ditë më parë gëzoi kombin e tij

Vdes në moshën 26-vjeçare portieri i Malit të Zi, vetëm 10 ditë më parë gëzoi kombin e tij

Ndërkombëtare
Kalo në kategori