LAJMI I FUNDIT:

Joe Biden së bashku me bashkëshorten treguan se sa të hyra kanë pasur vitin e kaluar

Joe Biden së bashku me bashkëshorten treguan se sa të hyra kanë pasur vitin e kaluar

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe gruaja e tij, Jill njoftuan se vitin e kaluar kanë fituar 610,702 dollarë ndërsa paguan 150,439 dollarë tatime federale mbi të ardhurat. Paga e tyre është vetëm 3,300 dollarë më e lartë se në vitin 2020.

Si president, Biden fitoi 378,333 dollarë, që është pak më pak se paga e parashikuar prej 400 mijë dollarësh presidenciale, që kur mori detyrën në muajin janar, ndërsa gruaja e presidentit fitoi 67,116 dollarë si mësuese në një kolegj në shtetin e Virginias, treguan dokumentet e Shtëpisë së Bardhë.


Ai dhuroi 17,384 dollarë për bamirësi, 5,000 dollarë prej të cilave shkuan për Fondacionin Beau Biden, i cili është i specializuar në parandalimin e abuzimit të fëmijëve. Beau Biden, djali i tyre, ndërroi jetë në vitin 2015.

Ndërkohë, zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris dhe bashkëshorti i saj, Doug Emhof raportuan të ardhura prej 1,666,563 dollarësh dhe paguan 523,371 dollarë në emër të taksës federale.

Ndryshe, presidentët e SHBA tradicionalisht tregojnë se sa fituan dhe sa paguajnë taksa, por kjo traditë u ndërpre nga ish-presidenti Donald Trump, i cili pretendoi se nuk mund ta publikonte atë informacion sepse ishte nën kontrollin e Administratës Tatimore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori