Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani tha se “Shqipëria ka të drejtë ta ngrejë zërin” për mundësinë që pas qershorit Maqedonia të ndahet nga paketa e përbashkët të të dy vendeve për fillimin e negociatave me BE-në, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Osmani thotë se është optimist se deri në qershor do të gjendet zgjidhje me Bullgarinë dhe se do të largohet bllokada.
“Vendimi për shkëputje nuk është as i Shqipërisë dhe as i Maqedonisë, është vendim i vendeve anëtare të BE-së nëse Shqipëria do të nisë negociatat në qershor. Por kjo nuk është në interesin e Shqipërisë, sepse këto situata janë ciklike. Herë e ne e tërheqim Shqipërinë, herë Shqipëria na tërheq zvarrë.
Shqipëria ka të drejtë të ngrejë zërin, por jam i vetëdijshëm që ndan mendimin se në planin afatgjatë nuk është e përshtatshme dhe shtetet anëtare pretendojnë se nuk do të prishë dinamikën rajonale”, tha Osmani.
Osmani tha se nuk do të vijë deri te ndarja nëse deri në qershor do të gjejmë zgjidhje me Bullgarinë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251