LAJMI I FUNDIT:

Nga Lautaro te Ceballos: Misioni i Interit në Madrid

Nga Lautaro te Ceballos: Misioni i Interit në Madrid

Drejtori i Interit, Piero Ausilio është në Madrid për t’u parë situatën e dyshes së Real Madridit, Dani Ceballos dhe Luka Jovic dhe për të dëgjuar ofertat për Lautaro Martinez.

Sulmuesi argjentinas ka zgjatur së fundmi kontratën e tij, por Nerazzurrët janë të hapur për ta shitur atë për një shifër rreth 70-80 milionë euro.


Ashtu si verën e kaluar, kampionët e Serie A do të duhet të fitojnë diku rreth 60-70 milionë euro nga afati i transferimeve të verës, kështu që shitja e një prej yjeve të tyre pritet të ndodh.

Sipas Il Corriere dello Sport, Atletico Madrid ka informuar Interin se ata janë ende të interesuar për ‘El Toro’, megjithëse nuk janë të hapur për të arritur çmimin e kërkuar. Raporti sugjeron se disa klube të Ligës Premier, si Tottenham Hotspur, mund të bëjnë lëvizjen e tyre në javët e ardhshme.

Interi detyrohet të shesë pas vazhdimit të kontratave të yjeve?
Lexo po ashtu Interi detyrohet të shesë pas vazhdimit të kontratave të yjeve?

Spurs tashmë u përpoqën të nënshkruanin me Lautaron verën e kaluar, por e dorëzuan ofertën e tyre shumë vonë, kur Romelu Lukaku tashmë që kishte rënë dakord të bashkohej me Chelsean.

Nëse Interi gjen kërkues të gatshëm të përputhen me çmimin e kërkuar për Lautaron, ata do të ofrojnë para plus Andrea Pinamonti për të nënshkruar me Gianluca Scamacca nga Sassuolo. Darwin Nunez është objektivi numër 1 i Interit në sulm, por çmimi i tij është shumë i lartë.

Ausilio do të bisedojë edhe me drejtorët e Real Madridit, duke kërkuar informacion për dy prej të përjashtuarve të tyre, Dani Ceballos dhe Luka Jovic.

Si Corriere dello Sport ashtu edhe Tuttosport raportojnë se Nerazzurrët janë të interesuar për dyshen e Los Blancos. Jovic do të ishte një opsion për të shtuar thellësi në sulm nëse Lautaro nuk largohet gjatë verës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Palmeiras i lutet presidentit të mos e shesë Messinhon, thotë se nuk ka parë kurrë këso lojtari

Trajneri i Palmeiras i lutet presidentit të mos e shesë Messinhon, thotë se nuk ka parë kurrë këso lojtari

Ndërkombëtare
Saka shpëton mrekullisht pas ndërhyrjes horror të Christie, gjyqtari befason duke mos e ndëshkuar lojtarin

Saka shpëton mrekullisht pas ndërhyrjes horror të Christie, gjyqtari befason duke mos e ndëshkuar lojtarin

Premier League
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Bellingham dhe gjashtë lojtarë të tjerë të Real Madridit do të fitojnë titullin e parë të ligës këtë sezon

Bellingham dhe gjashtë lojtarë të tjerë të Real Madridit do të fitojnë titullin e parë të ligës këtë sezon

La Liga
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Kalo në kategori