LAJMI I FUNDIT:

Interesimi i klubeve të mëdha shtyn Leipzigun të nisë bisedimet për rinovimin e Nkunku

Interesimi i klubeve të mëdha shtyn Leipzigun të nisë bisedimet për rinovimin e Nkunku
(Foto: Instagram/c_nkunku)

RB Leipzigu ka vendosur t’i nisë bisedimet për rinovimin e kontratës së Christopher Nkunku – bën të ditur ESPN.

Mesfushori francez ka kontratë me klubin nga Bundesliga deri në vitin 2024, por dëshiron t’ia zgjatë edhe më shumë qëndrimin.

Klube të shumta evropiane janë të interesuara për të siguruar shërbimet e 24-vjeçarit, por Leipzigu shpreson ta bindë të qëndrojë.


(Foto: Instagram/c_nkunku)

Manchester Unitedi, Liverpooli, Paris Saint-Germaini, Real Madridi, Manchester City, Arsenali e Bayern Munichu, janë ndër klubet e mëdha të interesuara për nënshkrimin e Nkunku.

Në ndërkohë, në rast të largimit, klubi që e pronëson dëshiron të përfitojë rreth 75 milionë euro nga shitja e tij. /Telegrafi/