LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet 37 vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për mashtrim

Arrestohet 37 vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për mashtrim
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 37 vjeçar në Ferizaj.

Siç njofton Policia, ai ishte në kërkim për veprën penale “mashtrim dhe shpërdorim i pasurisë së huaj”, me dënim burgim prej 35 ditëve, transmeton Telegrafi.

“Policët e stacionit policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, dje rreth orës 14:00 në rrugën ‘’12 Qershori’’ në Ferizaj kanë ndaluar personin me inicialet M.I (M/K), 37 vjeçar.


Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘Mashtrim dhe shpërdorim i pasurisë së huaj’ me dënim burgimi prej tridhjetë e pesë (35) ditëve. I njëjti më pas është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim.

Më tej, në njoftim thuhet se, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Lajme
Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund

Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund

Shëndetësi
Kalo në kategori