LAJMI I FUNDIT:

Deputetja ukrainase jep detaje rrëqethëse për dhunën që ushtrohet ndaj grave në vendin e saj nga ushtarët rusë

Deputetja ukrainase jep detaje rrëqethëse për dhunën që ushtrohet ndaj grave në vendin e saj nga ushtarët rusë

Deputetja ukrainase Maria Mezentseva, ka folur për tmerrin që po e përjetojnë gratë e këtij vendi nga ushtria ruse si, dhe për Mariupolin që sipas saj është bërë Aleppoja e dytë.

Ajo theksoi se nuk ekziston më ndonjë vend në Ukrainë që mund të cilësohet si i sigurtë, transmeton Telegrafi.


“Por na pyesin, a jeni të sigurtë tani, ju them se siguria është përkohshme. Po ballafaqohemi me vështirësi dhe probleme të sigurisë dhe korridoret humanitare”, shtoi Mezentseva.

Pasojat e sulmeve ajrore ruse në qytetin ukrainas Lviv
Lexo po ashtu Pasojat e sulmeve ajrore ruse në qytetin ukrainas Lviv

Megjithatë pranoi se mbi 7 mijë njerëz po shpëtohen çdo ditë në Ukrainë, duke shtuar se rreth 90 për qind e korridoreve për të cilat janë dakorduar dy palët – janë duke funksionuar.

Ajo gjithashtu ka folur për përvojat e grave ukrainase.

“Është një rast për të cilin është diskutuar shumë së fundmi, pasi është filmuar dhe proceduar tek zyra e kryeprokurorit dhe nuk mund të flasë për detajet – por janë skena të frikshme”, shtoi deputetja ukrainase.

Kreu i Inteligjencës ushtarake ukrainase: Rusia po tenton ta ndajë Ukrainën në dysh
Lexo po ashtu Kreu i Inteligjencës ushtarake ukrainase: Rusia po tenton ta ndajë Ukrainën në dysh

“Një civil është qëlluar për vdekje në shtëpinë e tij në qytezën pranë Kievit. E gruaja e tij është përdhunuar nga disa ushtarë rusë para syve të fëmijëve. Është diçka e papranueshme dhe në fakt nuk do të duhej të flisnim publikisht për këtë, por ka shumë më shumë viktima sesa këtë që e përmenda”, shtoi Mezentseva. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Evropa
Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Kalo në kategori