LAJMI I FUNDIT:

PDK kërkon themelimin e Komisionit Hetimor për çmimin e rrymës dhe tërheqjen e kursimeve nga Trusti

PDK kërkon themelimin e Komisionit Hetimor për çmimin e rrymës dhe tërheqjen e kursimeve nga Trusti
Foto: Arkiv

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri ka kërkuar që të themelohet Komisioni Hetimor lidhur me rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Tahiri gjatë një konference për medie, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ka shtuar se kërkesë e dytë e PDK-së për seancën e së enjtes është edhe tërheqja e kursimeve pensionale nga Trusti, përcjell Telegrafi.


“Partia Demokratike e Kosovës në këtë seancë do të prezantoj kërkesën e saj për themelimin e një Komisioni Hetimor për sa i përket çështjes së ngritjes së çmimit të energjisë elektrike. Ky proces besojmë se është shoqëruar me shumë parregullsi. Themelimi i këtij Komisioni do të nxjerr në pah të gjitha zhvillimet që kanë quar deri të ngritja e energjisë elektrike”, tha ai.

Sipas tij, tërheqja e kursimeve do t’i ndihmonte familjeve për ta kaluar, siç e ka quajtur ai, krizën aktuale ekonomike.

“Çështje tjetër që është ngritur nga Grupi Parlamentar i PDK-së është edhe plotësim-ndryshimi i Ligjit për Fondin Pensional. Do t’i shkoj Qeverisë së Kosovës për mendim një projektligj i tillë. Siç e dini PDK ka bërë propozimin për tërheqjen e mjeteve nga Trusti për ato familje që vërtetë e kanë problem që t’ia dalin me ato të ardhura mujore”, përfundoi ai. /Telegrafi/