LAJMI I FUNDIT:

Xavi para El Clasicos: Ndeshje e veçantë dhe e vështirë, por i duam tri pikët

Xavi para El Clasicos: Ndeshje e veçantë dhe e vështirë, por i duam tri pikët

Xavi Hernandez beson se El Clasico e kësaj të diele nuk do të ketë asnjë ndikim në rezultatin përfundimtar të La Ligas, por ai ka besim se do të shërbejë për të konsoliduar formën e mirë të ekipit të tij, megjithëse e sheh Real Madridin si favorit.

Trajner i Barcelonës mezi pret ndeshjen mes rivalëve, pranon se skuadra e tij ka  një lojë të vështirë përpara, por ata do të luftojnë për fitore.


“Është shumë e veçantë. Është një lojë e vështirë dhe e komplikuar. Të luash atje është gjithmonë e vështirë. Ne do të sulmojmë dhe do të luajmë për të marrë tre pikë”, ka thënë fillimisht Cavi në konferencë për shtyp.

“Fitorja e nesërme na vendos në një pozicion të mirë për të arritur objektivin tonë të parë, që është hyrja në Ligën e Kampionëve”.

Real Madrid dhe Barcelona befasojnë me vendimin e tyre, nuk do të luajnë me fanellat tradicionale në El Clasico
Lexo po ashtu Real Madrid dhe Barcelona befasojnë me vendimin e tyre, nuk do të luajnë me fanellat tradicionale në El Clasico

“Në rastin e fitores nesër, gjithsesi e shoh si vetëm një lojë”.

“Ne do të ishim 12 pikë prapa me një lojë më pak. Presioni është i njëjtë. Është një El Clasico dhe ne duam të fitojmë”.

Barcelona nuk e di saktësisht se çfarë të presë nga rivalët më të mëdhenj të skuadrës së tij përpara ndeshjes.

Mungesa e Benzemas, Xavi dhe Barcelona e tij si dhe El Clasico - Ancelotti flet për të gjitha
Lexo po ashtu Mungesa e Benzemas, Xavi dhe Barcelona e tij si dhe El Clasico - Ancelotti flet për të gjitha

“Real Madridi është si kameleoni. Nuk e dini nëse do të shkojnë lart apo poshtë”.

“Ne nuk e dimë se çfarë të presim. Do të përpiqemi të kemi shumë topin dhe të luajmë stilin tonë të futbollit”.

“Duke luajtur në shtëpi, mendoj se ata do të ushtrojnë presion në fushë gjatë gjithë ndeshjes. Ne duhet të jemi të përgatitur për të gjitha aspektet e lojës”, përfundoi trajneri i Barcelonës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Ndërkombëtare
Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

La Liga
Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

La Liga
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve

"Kemi gjëra më të rëndësishme për t'u fokusuar" - përgjigja e Ancelottit kur u pyet për Mbappen

La Liga
Kalo në kategori