Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin për Akcizën në Produktet e Duhanit dhe Projektligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave.
Ndërkaq, në mungesë kuorumi nuk janë miratuar tri projektligje të tjera.
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka kërkuar që të mos sillet më në Kuvend, Projektligji për Vetëqeverisjen Lokale.
“Unë mendoj që ky Ligj nuk duhet të vijë dhe të vendosim sot që të mos vijë më në seancë dhe të hyjë në pakon e diskutimit për reformën zgjedhore ku kemi shumë pika të caktuara për diskutim. Amandamentimi i këtij Ligji duhet të largohet tërësisht në mënyrë që këtë temë ta diskutojmë bashkërisht edhe me reformën zgjedhore”, ka thënë Tahiri.
64 deputetë kanë votuar pro miratimit në parim për Projektligjin për Akcizën në Produktet e Duhanit.
Numër i njëjtë i deputetëve kanë miratuar në lexim të parë edhe Projektligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave.
Ndërkaq, vetëm 53 deputetë kanë votuar për Projektligjin për Tokën Bujqësore dhe nuk ka pasur kuorum për këtë pikë. Kuorum nuk ka pasur as për votimin në parim të Projektligjit për Kimikate. Për një nga seancat e ardhshme ka mbetur edhe votimi në parim i Projektligjit për Ushqim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Deficiti tregtar i Kosovës në prill arriti në 12.2 për qind
“Dukagjini” dhe “Pearson Education” rrisin standardet në arsim, organizojnë trajnim për mësimdhënësit/et e gjuhës angleze
Rafuna për aksionin në veri ndaj bankës serbe: Kosova të koordinohet me aleatët
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251