Kërcënimi i Rusisë për t’ia mbyllur Evropës rubinetin e gazit ka nxitur kërkime të ethshme për alternativa të tjera. Nga opsionet që janë në tryezë asnjëra nuk është shumë e shpejtë dhe e vlefshme.
Asaj që i trembeshin të gjithë është tani realitet: Rusia ka kërcënuar me ndërprerjen e furnizimeve me gaz në Evropë. Por edhe BE kërkon që hap pas hapi të shkëputet nga importet ruse. Vendet blerëse kërkojnë si në ethe për alternativa të tjera. Këtu bën pjesë edhe Gjermania, blerësja më e madhe e gazit rus. Më shumë se gjysmën e gazit ky vend e merr nga Rusia.
Diskutohen shumë mundësi, mes tyre edhe zgjatja e centraleve atomikë të energjisë. Madje dhe ministri i Ekonomisë, Robert Habeck thotë se nuk ka tabu. Por cilat janë alternativat?
Shtyrja e daljes nga energjia atomike
Prodhuesit e centraleve të energjisë kanë sinjalizuar gatishmëri për bisedime, por kanë bërë të qartë, se shtyrja e afatit nuk bëhet aq thjesht sa mendohet, sepse mungojnë shufrat djegëse dhe ekspertiza, pasi inxhinierët e këtyre centraleve ose janë në pension ose pranë pensionit. Këto nuk janë pengesa të pakalueshme, por centralet atomike nuk mund të zëvendësojnë dot termocentralet në rrjet.
Të tre centralet atomikë që do duhet të dalin nga rrjeti në fund të këtij viti, mund të prodhojnë 4 GigaWatt rrymë, kjo përbën rreth 7 për qind të nevojës mesatare për energji edhe kjo vetëm nëse punojnë me kapacitet të plotë. Por shpenzimet gjermane të energjisë në 24 orë lëvizin nga 35-40 GigaWatt natën dhe 75 deri në 80 GigaWatt ditën.
Vënia e plotë në përdorim e centraleve atomikë nuk është vetëm një çështje ekonomike. Nuk është e lehtë teknikisht vënia në punë me kapacitet të plotë dhe reduktimi i tyre, ndryshe nga termocentralet, ku shpesh janë turbinat e gazit që vënë në lëvizje gjeneratorin. Prandaj, në rrjetin e energjisë ata janë përgjegjës për kompensimin e shpejtë të luhatjeve të rrymës, kur për shembull në mëngjes miliona njerëz ndezin dritën dhe vënë në përdorim automatin e kafesë dhe industria fillon nga puna.
Rivënia në punë e centraleve të qymyrit
Centralet e qymyrit janë më fleksibël se ato atomikë, por jo si termocentralet. Ndërkohë tani shpesh termocentralet po mbyllin atë boshllëk në mesditë, që më parë e mbyllnin centralet e qymyrit që dolën nga përdorimi. Por, zgjatja e kohës së funksionimit të centraleve të qymyrit në tërësi mund të pengonte një varësi edhe më të.
“Në sektorin e energjisë do të ishte e mundur një zëvendësim i kufizuar i gazit. Por ky është problemi ynë më i vogël. Sepse vetëm një e gjashta e shpenzimit neto të energjisë në Gjermani të krijuar nga gazi kanë të bëjnë me prodhimin e rrymës”, thotë Christoph Nolde nga Instituti Fraunhofer për Infrastrukturën Energjetike dhe Gjeoterminë (IEG).
Gjysma e gazit natyror përdoret në Gjermani për ngrohje dhe ngrohjen e ujit dhe në sektorin e biznesit, tregtisë e shërbimeve. Pjesën tjetër e përdor industria për proceset e saj. Me gjithë këto ide për përdorimin e energjisë së qymyrit, një pjesë e qymyrgurit vjen nga Rusia.
Zëvendësimi i rrjetit të gazit natyror me hidrogjen
Vërtet gazi natyror që ka në përbërje kryesisht metanin mund të mbushet me 20% të vëllimit me hidrogjen të pastër pa e dëmtuar efektshmërinë e përzierjes së gazit në përdorimin e mëvonshëm. Përmbajtja e energjisë së kësaj përzierjeje do të ishte më e vogël, 20 për qind përzierje do të mund të zëvendësonte vetëm 7.5 gaz natyror. Por kjo mundësi nuk mund të përdoret kaq shpejt, aq sa të ulë varësinë e Rusisë nga gazi rus. Sepse 95 për qind e hidrogjenit të përdorueshëm sot në Gjermani përftohet nga gazi natyror dhe qymyri. E dihet që në masë të madhe këto vijnë nga Rusia.
Eksportim i gazit të lëngshëm
Nëse nuk mund të merret gaz natyror nga Rusia, atëherë duhet të merret diku tjetër. Vendet furnizuese janë Katari, Australia, Kanadaja dhe SHBA. Por shumica e tyre janë të lidhura me kontrata afatgjata ndërkohë. Sasia në tregjet e shpejta mund të mjaftojë sa t’i mbulojë boshllëqet e gazit rus, sipas llogaritjeve.
Problemi qëndron, thotë eksperti Nolden, nëse dhe si do të shkojë ky gaz deri tek konsumatorët. Spanja ka kapacitete të mira për magazinimin e gazit LNG, dhe është e lidhur me rrjetin evropian dhe Gjermaninë, por “drejtimi i rrjedhjes së këtij gazi është normalisht nga veriu në lindje, në jug dhe perëndim. Nëse fizika e lejon kthesën është ende e hapur”.
Konkluzioni: Vishuni më ngrohtë
Javën e ardhshme Nolden e anëtare të tjerë të grupit shkencor gjerman, TransHyDe duan të paraqesin një raport mbi atë se si mund të rritej siguria e furnizimit në Gjermani edhe pa gazin rus. Por Nolden nuk dha për DW informacione paraprake.
Prognoza e tij e deritanishme është e rezervuar: Pozitivja është se përkundër rrjetit të energjisë elektrike, një rrjet gazi nuk pëson kolaps, kur është i pafurnizuar mirë. Por ai nuk shoh alternativa të tjera të shpejta që zëvendësojnë gazin rus. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
“Edhe atëherë kishte media të lira”, Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit
"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë