LAJMI I FUNDIT:

Superliga vjen sot me tri super sfida, vëmendja në derbin Gjilani – Llapi

Superliga vjen sot me tri super sfida, vëmendja në derbin Gjilani – Llapi

Elita e futbollit kosovar vazhdon sot me tri ndeshje që janë në program për tu zhvilluar në kuadër të xhiros së 25-të në BKT Superligë.

Tri duelet do të jenë shumë interesante dhe shumë të rëndësishme për pikët sa i përket gjashtë skuadrave që zbresin në fushë.

Por padyshim vëmendja e adhuruesve të futbollit kosovar do të jetë më e madhe në derbin mes Gjilanit dhe Llapi, ku dy skuadrat janë duke luftuar për titullin e kampionit.


Kjo sfidë do të filloj me fillim nga ora 13:30, derisa vendasit synojnë të rikthehen te fitorja pas barazimit në derbin lokal ndaj Dritës.

Edhe skuadra mysafire kërkon triumfin pas dy ndeshjeve ku ka pësuar nga Ballkani dhe ka barazuar me Drenicën.

Sfidë shumë interesante pritet të zhvillohet edhe në Klinë me fillim nga ora 13:00 mes Dukagjinit dhe Dritës.

Skuadra e Armend Dallkut kërkon pikët për t’i ikur pozitave të fundit në tabelë dhe janë në formë të mirë në tri ndeshjet e fundit kanë marrë shtatë pikë.

Në anën tjetër Drita nuk di për fitore në tri takimet e fundit duke marrë vetëm një pikë dhe në përballje me Dukagjinin kanë mungesa të mëdha.

Ndeshje shumë e luftuar do të jetë edhe në Skenderaj, ku Drenica pret Malishevën.

Kjo përballje është mes dy skuadrave që kanë për qëllim mbetjen në elitën dhe në stadiumin ‘Bajram Aliu’ pritet një duel shumë interesant. /Telegrafi/

BKT Superliga:

E diel

13:00 Dukagjini – Drita
13:00 Drenica – Malisheva
13:30 Gjilani – Llapi

Në trend Sport

Më shumë
Mirëupafshim Ilir Daja – Kosova dhe Ballkani fituan shumë me ty

Mirëupafshim Ilir Daja – Kosova dhe Ballkani fituan shumë me ty

Lavdim Pireva
Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

La Liga
Erling Haaland i ka “lodhur” bashkëlojtarët me het-triket e tij, njëri nga ta e ofendoi pas ndeshjes me nënshkrimin e tij

Erling Haaland i ka “lodhur” bashkëlojtarët me het-triket e tij, njëri nga ta e ofendoi pas ndeshjes me nënshkrimin e tij

Premier League

"Kapitulli Nico ka përfunduar, ai dëshiron të vazhdojë këtu" - presidenti i Athletic Bilbaos sërish mesazh Barcelonës

La Liga
Mori shumë kritika për paraqitjen ndaj Liverpoolit - bashkëshortja e Casemiros i del në krah mesfushorit

Mori shumë kritika për paraqitjen ndaj Liverpoolit - bashkëshortja e Casemiros i del në krah mesfushorit

Premier League

"Broja është jashtë, Uzuni vjen në vend të tij" - Sylvinho flet për ndryshimet dhe kthimin e sulmuesit që mbeti jashtë Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori