LAJMI I FUNDIT:

Vetura e godet për vdekje një shtetas sirian në Fushë Kosovë

Vetura e godet për vdekje një shtetas sirian në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë ditur se pas goditjes nga një veturë ka vdekur shtetasi i Sirisë.

Rasti ka ndodhur në fshatin Harilaq të Fushë Kosovës, të premten në orën 17:26.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që me veturë ka goditur këmbësorin, mashkull shtetas sirian. Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i shtetit dhe një ekip mjekësor. Mjeku përgjegjës ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete”, thuhet në raport.


Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/

Foto 1: Shtetasja siriane teksa e kalon rrugë
Foto 2: Vetura teksa afrohet me shpejtësi të madhe drejt shtetases siriane që e kalon rrugën
Foto 3: Momenti kur vetura e godet shtetasen siriane, ku fuqia e goditjes ishte aq e madhe sa trupi i personit fluturon rreth dy metra në ajër