Aktori ukrainas, Pasha Lee është vrarë të dielën (6 mars) në Irpin, nën granatimet nga forcat ruse që pushtuan qytetin në perëndim të Kievit, sipas raporteve lokale.
Shërbimi i lajmeve televizive TSN dhe Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Odesa thanë se aktori (i cili gjithashtu përmendet si Pavlo Li dhe Pasha Li ) ishte 33 vjeç.
Lee thuhet se u bashkua me Forcat e Mbrojtjes Territoriale të Forcave të Armatosura të Ukrainës javën e kaluar për të mbrojtur vendin e tij të lindjes gjatë pushtimit nga Rusia.
Karriera e aktorit përfshijnë komedinë e vitit 2019, “Meeting of Classmates”, filmi aksion sportiv i vitit 2017 “The Fight Rules”, komedinë aksion “Selfie Party” të vitit 2016 dhe komedinë/dramë të vitit 2012 “Zvychayna Sprava”.
Ai gjithashtu ishte prezantues në kanalin DOM dhe bëri punë dublimi në filma të tillë si “The Lion King” dhe “The Hobbit”, sipas një postimi në Facebook nga Sergiy Tomilenko, President i Unionit Kombëtar të Gazetarëve të Ukrainës.
Së fundmi, Lee u shfaq në dramën televizive “Provincial” të vitit 2021, shkruan Deadline.
Vetëm dy ditë më parë, aktori kishte ndarë një postim në llogarinë e tij në Instagram, ku shihej bashkë me një kolege të veshur me uniformë ushtrie.
“Për 48 orët e fundit kishim një mundësi për t’u ulur dhe për të bërë një foto se si po bombardojmë, dhe ne po buzëqeshim sepse do t’ia dalim dhe gjithçka do të jetë Ukrainë, ne po punojmë”, kishte shkruar Lee në mbishkrimin e postimit.
Associated Press raporton se të dielën granatimet ruse vazhduan në periferi të Kievit, duke përfshirë Irpin, të cilit i ishte ndërprerë energjia elektrike, uji dhe ngrohja për tre ditë.
Të paktën katër civilë u vranë gjatë bombardimeve pranë urës në Irpin teksa u përpoqën të largoheshin nga luftimet, raportoi Neë York Times. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Nuk zihem me femra për një mashkull” - bën bujë një video e Antonela Berishës nga Big Brother VIP
Melinda Ademi reagon pas videos që bëri bujë, ku dukej e zhveshur
Erjola Doçi thotë se ka nisur një lidhje të re me një akademik
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale
DJ i famshëm turk lëshon këngën e Taynës në një nga performancat e tij të fundit
Linda Halimi për raportin me Big D: A jam ndarë a nuk jam, nuk po kuptoj asgjë as unë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Publikohen pamjet e reja të Titanikut - anija e famshme po kalbet në fund të oqeanit
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima
Indiania e dërgoi djalin në spital sepse gëlltiti një çelës - mjekët e tronditur zbuluan se ai kishte ngrënë edhe disa objekte metalike
Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq
Çfarë tregojnë historitë e zëvendëspresidentëve për shanset e Kamala Harrisit?
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit