LAJMI I FUNDIT:

E akuzuara për financim të terrorizmit, dënohet me 18 mijë euro, ndërsa i konfiskohen mbi 100 mijë euro

E akuzuara për financim të terrorizmit, dënohet me 18 mijë euro, ndërsa i konfiskohen mbi 100 mijë euro

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin  kundër të akuzuares P.K për veprën penale Shpërlarja e parave nga neni 302 të KPRK-së, lidhur me nenin 56 paragrafi 1 dhe 3 të Ligjit nr.05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

Siç njoftohet nga gjykata, e akuzuara P.K është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me gjobë në shumë prej 10 mijë euro dhe me dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajve.

Me kërkesën dhe pëlqimin e të akuzuarës konform nenit 44 të KPRK-së, dënimi me burgim në kohëzgjatje prej gashtë (6) muajve, i është zëvëndësuar me dënim me gjobë në shumën prej 8 mijë eurosh.


Gjykata konform nenit 76 paragrafi 1 dhe paragrafi 2 nënparagrafi 2.4 të KPRK-së, për dënimin me gjobë dhe dënimin e zëvendësuar me gjobë të akuzuarës ia shqipton dënimin unik me gjobë në shumë prej 18 mijë eurosh të cilin dënim e akuzuara P.K duhet ta paguajë në afat prej dy muajve, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

“Konfrom nenit 92 paragrafi 1 të KPRK-së dhe nenit 282 paragrafi 1 dhe 2 nënparagrafi 2.5 të KPP-së, ndaj të akuzuarës konfiskohet shuma e parave prej 91,080.00 £ GPB (nëntëdhjetë e njëmijë e tetëdhjetë funte Britanike), si pasuri që janë përfituar me veprën penale dhe obligohet Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar në Prishtinë, që pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, t’i marr nën administrim dhe menaxhim parat e konfiskuara me këtë aktgjykim dhe e njëjtat të administroi në përputhje me Ligjin mbi Agjencinë”, thuhet në komunikatë.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes kësaj gjykate, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori