LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët në Tiranë mbajnë radhën të furnizohen me miell, frikë nga përkeqësimi i konfliktit në Ukrainë

Qytetarët në Tiranë mbajnë radhën të furnizohen me miell, frikë nga përkeqësimi i konfliktit në Ukrainë

Këtë fundjavë banorët e kryeqytetit u dyndën për t’u furnizuar me miell për shkak të frikës nga konflikti Rusi-Ukrainë.

Euronews Albania vëzhgoi dy pikat e tregtimit të miellit ne Tiranë ku radhët ishin të gjata.


Qytetarët shprehen se janë duke u furnizuar jo vetëm me miell, por dhe me ushqime sepse presin që gjendja e luftës të përkeqësohet dhe të përfshihemi nga një krizë.

Krahas rritjes së kërkesës për blerje, një nga tregtarët theksoi dhe rritjen e çmimit në ditët e fundit, ndërsa shtoi se ka pasur dhe mungesa.

“Është rritur me 10-15 % deri tani. Këtu e mbrapa nuk e di, është thënë që do rritet, të vërtetën nuk  e dimë. Të gjithë fabrikat e kanë rritur dje dhe sot. Dje kur shkova për të marrë miell, ishte bllokuar. Nuk jepnin miell sepse thoshin se do të rritet çmimi. Ai që ka pas marrë një thes, tani merr 5 thasë,” u shpreh një tregtar.

Aktualisht Rusia dhe Ukraina janë furnitorë kryesorë të Evropës me grurë. Shqipëria afro 70% të drithërave i siguron nga Serbia dhe Rusia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Lajme
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale

Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale

Lajme
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së

AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së

Lajme
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua

Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua

Lajme
Kalo në kategori