Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në lexim të parë Rregulloren e re të legjislativit, e cila u përkrah nga gjitha grupet parlamentare.
Kryetari i Komisionit për Legjislacion, njëherësh deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi tregoi risitë e kësaj Projekt-rregullore.
“Draft-rregullorja definon procedurat për seancën konstitutive në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, kryesimin e seancës në rastin e refuzimit të seancës konstituive, nominimin dhe zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, përcakton mënyrën e zgjedhjes së kryetarëve, proceduarën e zgjedhjes së nënkryetarëve dhe procedurën e nominimeve të zgjedhjes së nënkryetarëve të pakicave. Për të shmangur vonesat procedurale forcon rolin e kryetarit të Kuvendit në çështjet si përgatitja dhe propozimi i rendit të ditës, shpërndarja e projektligjeve por në esencë nuk pakëson kompetencat e kryesisë së Kuvendit”, tha Rrustemi.
“Formalizon dhe normalizon praktikën aktuale të konsultimit me shefat e grupeve parlamentare rreth rendit të ditës, numrit dhe përbërjes së komisioneve të Kuvendit, duke krijuar konferencën e kryetarëve si një organ të ri të Kuvendit. Fshihen dispozitat për procedurat e heqjes së imunitetit të deputetit në përputhje me aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2011. Me nen të veçantë rregullon organizimin e grupeve të grave deputeteve, grupeve të tjera jo formale dhe grupeve të miqësisë. Përcakton të drejtat dhe përgjegjësisë të deputetëve që të ofrohen mbështetje për deputetët, në anën tjetër përcakton papërgjegjësinë e deputetit për të marrë pjesë në procesin e votimit në seancë dhe përcakton rregullat kur mungon në seancë plenare apo mbledhje të komisioneve”, shtoi ai.
Megjithëse i dha mbështetje në lexim të parë, shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri tha se duhet shqyrtohet edhe disa çështje gjatë grupeve punuese.
Ai shtoi se masat disiplinore që janë propozuar karshi deputetëve nuk duhet të cenojnë punën e lirë të deputetit.
“Ka mangësi që duhet të adresohen në mes dy leximeve. Janë disa aktgjykime të Gjykatës Kushtetuese që nuk janë të përfshira në rregullore. Siç është konstituimi i Kuvendit, ku aktvendimi e Gjykatës Kushtetuese e bënë të qartë kur konstitutohet Kuvendi, ndërsa propozimi i ri në rregullore bie ndesh me këtë, pasi kuvendi nuk konstituohet pa u zgjidhur të gjithë nënkryetarët e Kuvendit. Prandaj janë edhe disa çështje të tjera, mirëpo që duhet të adresohen në mënyrë që rregullorja mos të bie ndesh me disa prej vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Po ashtu edhe tek masat disiplinore të deputetëve, kjo pjesë përcakton saktë me Kushtetutën, duhet të jetë përputhje të plotë pasi nuk mund të shkohet me masa disiplinore që e cenojnë punën e lirë të deputetit”, tha ai.
Përkrahje Draft-rregullores i dha edhe Lidhja Demokratike e Kosovës përmes deputetit, Driton Selmanaj.
“Kemi një dokument bukur mirë të konsoliduar. Thash se shumë probleme që kanë dal proces të funksionalitetit të kuvendit pretendojmë se janë adresuar. Po ashtu edhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese për shumë çështje që lidhen me Kuvendit pretendojmë se kemi arrit të adresojmë. Por do të kemi mundësinë që edhe në lexim të dytë të adresojmë disa çështje që kërkojnë sqarime më shumë”, tha Selmanaj.
Nga ana tjetër, shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri tha se Kuvendi është i vonshëm në miratimin e rregullores së re, pikërisht për shkak të mazhorancës së sotme, e cila më herët ka qenë në opozitë.
“Arsyeja pse s’kemi pasur rregullore të re është se LVV-ja sa ka qenë në opozitë nuk ka marrë pjesë në grupe punuese. Ajo çka kemi bërë ne si grupe parlamentare është se kemi marrë pjesë aktivisht në përpilimin e saj”, deklaroi ai, pasi mbështeti draft-rregulloren. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shkolla prej Barake në Bllacë me vetëm 12 nxënës e 3 arsimtarë, nga klasa e 6 detyrohen të udhëtojnë larg ose të shkojnë në Han të Elezit
Dezinformatat në kohë fushate zgjedhore, Kreshnik Gashi flet për kontaminimin e informacionit në Kosovë
Mickoski takon Grenellin: Luftojmë për çdo interes të Maqedonisë
Shpërthimi i fishekzjarreve në Prizren, vdes 25 vjeçari i cili po trajtohej në Turqi
Rënia e kulmit në Komunën e Prishtinës dhe lëndimi i 23 vjeçares – aktakuzë ndaj dy personave dhe kompensim prej 36 mijë euro
Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë ndërlidhur me fushatën zgjedhore në Kosovë
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit
‘Përballje Podcast’ sjell ekspertë për të diskutuar sfidat e dezinformatave në zgjedhje: Përvoja nga Kosova dhe mësimet për të ardhmen
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"E ka mësuar dhoma e rrëfimit çfarë të bëjë", Gresa godet produksionin e BBVK?
A po keqpërdorën punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?
“Ti je si qen i vogël”, përplasje e ashpër mes Xuxit dhe Drilonit
Vogëlushi shqiptar që kaloi sigurimin në "Santiago Bernabeu" dhe mori përqafimin dhe fanellën e Kylian Mbappe
Balje: Nuk e votoj Kurtin e asnjë qeveri pa u plotësuar kushtet e boshnjakëve
Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Një bandite ordinere që s’e di çfarë flet