Në episodin e dytë të sezonit të dytë në “Përballje Podcast” në Telegrafi.com është diskutuar për rëndësinë e verifikuesve të fakteve gjatë kohës së zgjedhjeve dhe rolin e rrjeteve sociale.
Rrjetet sociale janë mundësi për komunikim me qytetarët, por fatkeqësisht edhe për keqinformim. Gjatë periudhave zgjedhore, kjo dukuri bëhet edhe më e theksuar, duke ndikuar perceptimin publik dhe ndonjëherë edhe në rezultatin e zgjedhjeve.
Në këtë episod, është diskutuar për dezinformatat, rolin e platformave online si dhe hapat që mund të ndërmarrim për të ruajtur një diskurs të shëndetshëm dhe integritetin e procesit zgjedhor.
Kreshnik Gashi, kryredaktor në Kallxo.com ka deklaruar se në këto zgjedhje kemi një fushatë e cila në aspektin e komunikimit dhe në aspektin e përballjes ka shënu dhjetë hapa mbrapa.
“Pra nëse ne kemi pas një shtet të Kosovës i cili ka avansu shumë në demokracinë dhe në vlerat demokratike që imponohen për shkak të debatit të përballjes të verifikimit të fakteve etj, në këto zgjedhje kemi dhjetë hapa mbrapa për shkak se partia e cila është në pushtet – Lëvizja Vetëvendosje – ka vendos që me iu shmang debatit edhe me zhvillu fushatën pa pasë përballje me kundër-kandidatët”, ka deklaruar Gashi në “Përballje Podcast” me kryredaktorin e Telegrafit, Muhamet Hajrullahu.

Gashi ka potencuar edhe rrezikun dhe ndikimin që kanë rrjetet sociale në fushatën zgjedhore.
“Ne nuk e kishim pas problem nëse kishim pas liderët politikë, të cilët fushatën e kishin bërë mbi faktet, mbi të dhëna të sakta, mbi prova të sakta, mbi hulumtime të cilat i kishim pas në këtë drejtim. Fatkeqësisht, liderët tanë janë prodhues të dezinformatës, por ma e keqja ata shpeshherë janë viktima të dezinformatës. Ajo çka na duhet me konstatu është që edhe materialet shtetërore të Kosovës, edhe librat, edhe dokumentet zyrtare janë të stërmbushura me dezinformata. Ne kemi kontaminim masiv të informacionit të cilën na e publikojmë”, ka thënë ai.

Ndërsa Aurora Kingji, eksperte e mediave sociale ka thënë se si në çdo zhvillim tjetër, sidomos në rrjetet sociale, ka mënyra për mu përfitu prej saj e ka mënyra me u dëmtu prej saj.
“Rrjetet sociale përnjëmend janë prej sendeve më dinamike, mendoj që njërin prej konkurrencave të vetme e kanë politikën edhe median….Me vendimin e ri të META-s rrezikohet në një farë mënyre kjo që është shpërndarja e informatave të rrejshme, për shkak që tash ka me pasë njerëz, vullnetarë, të cilët kanë me i verifiku faktet… Arsyeja pse META ka mbërri në këtë ndryshim është se ka pas shumë ankesa në dëmtimin e efikasitetit të platformës, për shkak që prej ‘third-party kontributions’ që janë bërë për verifikimin e fakteve, studime të paktën që i ka ba META ka vërejtë se edhe ata njerëz i kanë bërë njëanshmëritë e veta”, ka deklaruar Kingji.

Ajo thotë se këto ndryshime kanë nisur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e modelet për reklamat politike do të jenë kudo të njëjtat.
“Kushdo që punon me META-n e dinë, se këto ndryshime nuk janë janë të menjëhershme dhe kurrë nuk janë perfekte”, ka shtuar Kingji në “Përballje Podcast”.
“Përballje Podcast” është realizuar me mbështetjen e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) dhe Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në Kosovë. Opinionet e shfaqura në këtë podcast nuk pasqyrojnë domosdoshmërish pikëpamjet dhe qëndrimet e NDI dhe USAID. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Derisa po numërohen votat, reagon Abdixhiku: Po, LDK do ta arrijë rreth 20 për qind

Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën një 42-vjeçar nga Suhareka

Arrestohen tre persona në Pejë, njëri i shkaktoi lëndime të rënda policit teksa tentoi të ikte pas arrestimit

Arrestohet një 62-vjeçar për vrasje në Skenderaj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re