LAJMI I FUNDIT:

​Lumezi: Sfidë mbetet konfiskimi i pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshme

​Lumezi: Sfidë mbetet konfiskimi i pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshme

Në konferencën vjetore të prokurorëve, kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi ka thënë se reformat në drejtësi nuk mund të ndërtohen nëse injorohen interesat e përgjithshme.

Lumezi theksoi se Kryeprokurori i shtetit së shpejti do të ketë drejtues të ri i cili duhet të marrë besimin edhe nga partnerët ndërkombëtar jo vetëm nga institucionet.


“Të jetë i gatshëm të mbrojë nderin dhe pavarësinë e institucionit. Kryeprokurori i shtetit gjatë këtyre viteve ka qenë unik duke treguar forcë e vendosmëri duke u përballur me çdo situatë të krijuar, besoj që kështu do të jetë edhe në të ardhmen”, ka thënë Lumezi.

Sipas tij, sfidë mbetët konfiskimi i pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshme duke bërë thirrje që rastet e konfiskimit të trajtohen me prioritet.

Ai foli edhe për ndjekjen e zyrtarëve të lartë shtetëror.

“Kemi treguar se jemi në gjendje të reagojmë në mënyrë adekuate në te gjitha situatat. Është bërë një punë mjaft e madhe që vërtetohet nga rezultatet konkrete. Më parë as nuk është paramenduar ndjekja penale ndaj zyrtarëve te lartë shtetëror e sot kjo është bërë realitet”, tha Lumezi, raporton kp.

Si sukses të punës ndër të tjera ai ka përmendur rastin “Subvencionet” dhe rastin “Brezovica” ku ka thënë se “kemi vërtetuar që puna e përbashkët ka dërguar porosi që nuk mund të vihen mbi institucionet e shtetit”.

“Secili vit pasueses ka shënuar arritje te reja në sistemin prokurorial si rezultat i punës transparente dhe të përgjegjshme të prokurorit të shtetit”, ka shtuar ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori