LAJMI I FUNDIT:

Pas marrëdhënieve që kryenin me të, sëmureshin dhe vdisnin – italiani qëllimisht ua barte HIV-in partnereve

Pas marrëdhënieve që kryenin me të, sëmureshin dhe vdisnin – italiani qëllimisht ua barte HIV-in partnereve

Avokatja Silvia Gambadoro, 54-vjeçe nga Italia, prej vitesh kishte vëzhguar ish-bashkëshortin e motrës së saj të ndjerë, Stefania, Luigi de Domenika, 58-vjeç, pasi ishte e bindur se me vetëdije ia kishte bartur HIV-in derisa dyshja ishin të martuar.

I tërë mundi i saj është shpaguar dhe në fund fitoi atë që edhe këmbëngulte ta merrte, e Luigi muajin e kaluar u dënua me 22 vite burgim në Sicili në akuzën për vrasje, transmeton Telegrafi.


Doli se motra e Silvias nuk ishte e vetmja viktimë. Luigi dhe Stefania ishin të martuar nga viti 2005 deri më 2008, e si fryt i dashurisë së tyre sollën ne jetë një djalë.

Stefania kishte filluar të sëmuret në vitin 2015, e mjekët në pamundësi të për të kuptuar se çfarë po ndodhte dhe pse po humbte peshë, e diagnostfikuan me anoreksi dhe leukemi.

Por shumë vonë mësuan se ajo kishte HIV-in dhe se ishte zhvilluar në AIDS, e Stefania ndërroi jetë në vitin 2017 kur ishte 45-vjeçe dhe në ato momente peshonte vetëm 36 kilogramë.

Për Silvian kjo ishte e papranueshme dhe filloi misionin që të mësojë sesi ishte sëmurë motra e saj. E dinte se ka pasur dy partnerë me të cilët kryente marrëdhënie seksuale, nga të cilët njëri rezultoi negativ në HIV dhe fajtorin e vetëm për këtë e bënte De Domenikan, të cilin kur në vitin 2016 e telefonoi nëse për ta pyetur nëse ka HIV-in, aikishte refuzuar t’i përgjigjet.

Avokates madje iu kujtua që Luigi kishte përmendur sesi në të 90-at ka pasur një partnere që kishte vdekur nga kanceri, por që doli të jetë se kishte AIDS-in dhe se Luigi përdorte medikamente kundër HIV.

Që rrëfimi të jetë më i interesant, Silvias i janë lajmëruar edhe gra tjera – më saktësisht katër tjera që i thanë se Domeniko ka qenë më to në lidhje dhe kishte heshtur për sëmundjen e tij – duke i infektuar.

Ai është dënuar për vrasje, e Silvia ka theksuar se asgjë nuk mund ta rikthej motrën e saj dhe nipit të saj nënën, ajo është e kënaqur që drejtësia ka triumfuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mbante shpatë në dorë dhe vrau një adoleshent, policja britanike konfrontohet me sulmuesin – kolegët e saj e godasin me elektroshok dhe e prangosin

Mbante shpatë në dorë dhe vrau një adoleshent, policja britanike konfrontohet me sulmuesin – kolegët e saj e godasin me elektroshok dhe e prangosin

Evropa
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Serbia
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori