LAJMI I FUNDIT:

Mbante shpatë në dorë dhe vrau një adoleshent, policja britanike konfrontohet me sulmuesin – kolegët e saj e godasin me elektroshok dhe e prangosin

Mbante shpatë në dorë dhe vrau një adoleshent, policja britanike konfrontohet me sulmuesin – kolegët e saj e godasin me elektroshok dhe e prangosin

Ky është momenti dramatik kur një police britanike as që trembet, dhe konfrontohet me burrin i cili vrau një adoleshent dhe lëndoi dy persona tjerë që përfunduan në spital.

Kamerat e sigurisë shfaqin policen i cili i del përpara sulmuesit që mbante shpatën në dorë para një shtëpisë në Hainult, transmeton Telegrafi.


Në momentin që tentoi t’i sulmojë policët, ai u godit me elektroshok derisa pjesëtarë tjerë të policisë britanike iu vërsulën për ta prangosur.

Nga policia metropolitane është konfirmuar se në këtë ngjarje të tmerrshme ka humbur jetën një 14-vjeçar, derisa dy tjerë u lënduan dhe u dërguan me urgjencë në spital për trajtim.

I dyshuari është arrestuari nën dyshimin për vrasje, dhe aktualisht gjendet në spital për trajtim pasi kishte pësuar lëndim kur u përplas me furgon. /Telegrafi/