LAJMI I FUNDIT:

Zbardhet marrëveshja e Berishës me LSI-në për zgjedhjet vendore, formohet koalicioni “Shtëpia e Lirisë”

Zbardhet marrëveshja e Berishës me LSI-në për zgjedhjet vendore, formohet koalicioni “Shtëpia e Lirisë”

Është arritur marrëveshja midis grupit të përkohshëm të rithemelimit të Partisë Demokratike të drejtuar nga ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim të Monika Kryemadhit, për të garuar bashkë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, nën emrin “Shtëpia e Lirisë”.

Sipas dokumentit të publikuar, marrëveshja e firmosur nga grupi i Berishës dhe LSI-së ka për qëllim të garantoj fitoren në zgjedhjet e ardhshme dhe t’i sjelli ndryshim vendit.


Aty sqarohet se, “drejtuese politike e koalicionit është Partia Demokratike e Shqipërisë e përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit”.

Më herët, Berisha publikoi edhe logon e “Shtëpisë së Lirisë”. Ish-kryeministri ka konfirmuar se koalicioni me LSI-në do të jetë vetëm për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Ndërkohë që pjesë e koalicionit do të jetë dhe Partia Demokristiane. Marrëveshja është firmosur nga sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, Flamur Noka si përfaqësues i Komisionit të Rithemelimit dhe kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka.

Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha gjithashtu ka paraqitur kandidaturat për të marr pjesë në zgjedhje. Kjo krijon një situate te paprecedentë për Partine Demokratike dhe përfaqësuesit e saj.

Shqipëria pritet të mbaj zgjedhje të pjesshme vendore në gjashtë bashki të vendit – Shkodër, Dibër, Durrës, Rrogozhinë, Vorë dhe Lushnje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori