LAJMI I FUNDIT:

Një i vdekur dhe katër të lënduar nga aksidenti në Obiliq

Një i vdekur dhe katër të lënduar nga aksidenti në Obiliq

Një aksident komunikacioni është raportuar mëngjesin e së hënës në fshatin Palaj të komunës së Obiliqit, si pasojë ka vdekur një person dhe katër të tjerë janë lënduar.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka thënë se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë.


Ndërsa personat e lënduar janë duke marrë trajtim mjekësor.

“Rreth orës 07:30, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Palaj të komunës së Obiliqit. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë. Një person ka humbur jetën ndërkaq katër persona po vazhdojnë të marrin trajtimin mjekësor për shkak të lëndimeve të marra nga aksidenti”, ka thënë Borovci.

Njësia rajonale e trafikut kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti./Telegrafi/