LAJMI I FUNDIT:

Interi synon transferimin e Angelinos, por problem mbetet çmimi i lartë i lojtarit

Interi synon transferimin e Angelinos, por problem mbetet çmimi i lartë i lojtarit

Ivan Perisic pritet të largohet nga Interi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Anësorit kroat i skadon kontrata në verë dhe nuk ka pranuar rinovimin me kampionin në fuqi të Italisë, Interin.


Neroazzurët kanë gjetur zëvendësuesin e kroatit në Bundesliga, por që duhet të shpenzojnë shumë për ta marrë atë.

Mbrojtësi i majtë spanjoll, Angelino është dëshira e trajnerit Simone Inzaghi për krahun e majtë të mbrojtjes.

Gazzetta dello Sport ka raportuar se Inter ka pyetur tanimë drejtuesit e klubit gjerman RB Leipzig për mbrojtësin e majtë, por problem po mbetet çmimi i tij prej 40 milionë eurove.

25-vjeçari spanjoll ka pasur një formë fantastike në dy vitet e fundit me RB Leipzig dhe i përshtatet mjaftë shumë skemës së Inzaghit që luan me 3-5-2.

Kampioni në fuqi italian megjithatë do të tentojë transferimin e spanjollit edhe pse një gjë e tillë duket shumë e vështirë.

Angelino këtë edicion ka zhvilluar 25 ndeshje në të gjitha garat me fanellën e RB Leipzig ku ka bërë shtatë asistime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Kalo në kategori