LAJMI I FUNDIT:

Dilema e madhe e Chelseat për Armando Brojën: A duhet që Blutë të rimarrin apo shesin te Southamptoni që dëshiron ta thyej rekordin e klubit?

Dilema e madhe e Chelseat për Armando Brojën: A duhet që Blutë të rimarrin apo shesin te Southamptoni që dëshiron ta thyej rekordin e klubit?

Thomas Tuchel është një tifoz i sulmuesit 20-vjeçar shqiptar, Armando Broja, por Southamphon dëshirojnë që ta blejnë sulmuesin nga Chelsea në fund të këtij sezoni pasi e kanë në huazim. 

Por Chelsea mund të vendos që ta kthej nga Southampton sulmuesin.

Është e lehtë të kuptosh pse 20-vjeçari është një nga lojtarët më të kërkuar.


Ai ka shënuar shtatë herë në 20 paraqitje në të gjitha garat që nga ardhja në huazim në “St Mary’s” nga Chelsea gjatë verës, duke shënuar mesatarisht një gol çdo 158.4 minuta.

Broja u bë gjithashtu lojtari më i ri në historinë e Ligës Premier që ka shënuar në katër ndeshjet e tij të para në shtëpi – dhe i pari i çdo moshe që e bën këtë që nga Diego Costa me Chelsean në vitin 2014.

Për më tepër, shqiptari, i cili pati një periudhë produktive në huazim te Vitesse sezonin e kaluar, ka tre gola dhe dy asistime në katër ndeshjet e fundit për Shqipërinë.

Nuk është e habitshme, pse trajneri i Southampton, Ralph Hassenhuttl është i prirur ta mbajë sulmuesin duke preferua blerjen.

“Sigurisht që [mund të nënshkruajmë me Brojën], atij i pëlqen këtu. Do të ishte mirë nëse ai do të ishte lojtari ynë dhe ai dëshiron të jetë me ne. Unë mendoj se ju mund ta ndjeni këtë në çdo moment”, u tha austriaku gazetarëve.

Southampton ka çdo arsye për të qenë optimist për të bindur Broja për të qëndruar përtej fundit të sezonit.

Jo vetëm që janë përforcuar si klub nga blerje e fundit nga Sport Republic, pas pesë vitesh investimi të moderuar nën pronarin e mëparshëm Gao Jisheng, por tani shenjtorët kanë blerë edhe një tjetër lojtar nga akademia e Chelseat, Tino Livramento, verën e kaluar.

“Lojtarët e rinj që nuk mund të arrijnë te Chelsea ose Man City janë të mirëpritur këtu. Ne do t’u japim atyre programin dhe dëshirojmë të krijojmë yje të rinj”, ,” deklaroi Hasenhuttl së fundmi.

GOAL kupton se Broja është i hapur për të qëndruar përtej huazimit të tij me një sezon në Bregun e Jugut.

Sidoqoftë, Chelsea padyshim do të ketë një rol të madh, por do të vendos më pas, duke qenë se sulmuesi është nën kontratë deri në vitin 2026.

Blutë, megjithatë, kanë treguar një gatishmëri për të shitur talentet për fitime të mëdha.

Mbi të gjitha, ata nuk e lanë vetëm Livramenton të largohej verën e kaluar. Chelsea mblodhi një total prej 115 milionë euro nga shitja e të rinjve për të financuar nënshkrimin prej 115 milionë euro të Romelu Lukakut nga Interi.

Pra, ata mund të vendosin lehtësisht të marrin para nga Broja. Sidoqoftë, vlen të përmendet se Tuchel është një admirues i sulmuesit të lindur në Angli dhe po mendonte të përfshinte Broja në skuadrën e tij për sezonin 2021-2022 nëse Chelsea nuk arrinte të siguronte një sulmues të ri gjatë verës.

Trajneri gjerman gjithashtu ka monitoruar nga afër ecurinë e Brojës në Southampton.

“Armando po bëhet gjithnjë e më i mirë, ai është një lojtar shumë unik me pika të forta unike në lojën e tij, ai ka shpejtësi, është i fortë dhe është golashënues”.

“Së pari, tani nuk është momenti për të folur për verën. Është momenti që ai të qëndrojë i qetë dhe të vazhdojë të përmirësohet”, ka thënë Tuchel.

Edhe nëse Broja nuk konsiderohet plotësisht i gatshëm për të luajtur për Chelsean sezonin e ardhshëm, klubi mund të vendosë ta shes me një klauzolë rikthimi në transferim, siç bëri kur shiti Livramento te Southampton për 5.5 milionë euro.

Londinezët perëndimor mund ta kthejnë mbrojtësin në Stamford Bridge pas 18 muajsh për afër 40 milionë euro nëse dëshirojnë.

Pavarësisht deklaratës së fortë të Southampton për të arritur një marrëveshje, si duket Chelsea do të shtyjnë çdo bisedë transferimi deri në verë.

Mund të ndodh që ‘shenjtorët’ të përballen me konkurrencë të shtuar për nënshkrimin e tij, duke pasur parasysh shkallën e shpejtë të përparimit të Brojës.

Gjithashtu afati kalimtar veror për sa i përket sulmuesve do të jetë aktiv, me emra si Erling Haaland, Dusan Vlahovic dhe Jonathan David që të gjithë pritet të jenë në lëvizje.

Megjithatë, edhe pse nuk është ende e qartë se ku qëndron e ardhmja e Brojës, është e qartë se ai aktualisht është në rrugën e duhur të futet në mesin e yjeve të futbollit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Ndërkombëtare
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Zgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar

Zgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar

Ndërkombëtare
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia

Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia

Përfaqësueset
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros

Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros

Përfaqësuesja e Kosovës
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh

Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori