LAJMI I FUNDIT:

Sensi mund të quhet lojtar i Sampdorias

Sensi mund të quhet lojtar i Sampdorias

Stefano Sensi është vetëm një hap larg kalimit në Sampdoria në formë huazimi pasi ra dakord për këtë lëvizje.

Mesfushori 26-vjeçar italian vështirë se është paraqitur këtë sezon për Interin nën drejtimin e trajnerit Simone Inzaghi, duke luajtur vetëm 169 minuta në kampionat dhe Ligën e Kampionëve. Ai ka startuar vetëm një herë këtë sezon, kundër Genoas në fillimin e sezonit në gusht.


Siç raportohet nga Gianluca Di Marzio, Sensi është lidhur shumë me një kalim huazimi te Sampdoria ditët e fundit dhe tani ai transferim është në prag të përfundimit.

Elementi kryesor që mungonte ishte miratimi i mesfushorit italian për transferimin, por ai ka mbërritur sot dhe kështu tani gjërat do të ecin shpejt pasi marrëveshja të finalizohet.

Transferimi i Sensit do të jetë një marrëveshje huazimi gjashtëmujorë, duke i dhënë atij një shans për të treguar më të mirën e tij në fushë në mënyrë që të rifillojë karrierën e tij pas një beteje të rëndë me lëndimet.

Sezonin e kaluar, Sensi bëri 21 paraqitje në të gjitha garat për Interin, për një total prej 635 minutash. Ai filloi vetëm katër herë nën drejtimin e Antonio Contes sezonin e kaluar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori