LAJMI I FUNDIT:

Ushtron dhunë në familje, sulmon me thikë zyrtarin policor – arrestohet i dyshuari në Suharekë

Ushtron dhunë në familje, sulmon me thikë zyrtarin policor – arrestohet i dyshuari në Suharekë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti ka ushtruar dhunë në familje, ndërsa ka goditur me thikë zyrtarin policor.

Rasti ka ndodhur të hënën në Suharekë, në orën 10:50.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë në familje. Në vendin e ngjarjes, i dyshuari i lartcekur ka sulmuar zyrtarët policorë duke e goditur me mjetë të mprehtë (thikë) zyrtarin policor”, thuhet në raport.


Zyrtari policor me autoambulancë është dërguar në spitalin rajonal në Prizren për tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/