LAJMI I FUNDIT:

Schick drejt Ligës Premier, pesë skuadra pas tij

Schick drejt Ligës Premier, pesë skuadra pas tij

Patrik Schick është duke kaluar nëpër një moment fantastik këtë edicion.

Sulmuesi çek shkëlqeu edhe në Kampionatin Evropian, derisa formën e mirë e ka vazhduar edhe në Bundesligë me fanellën e Bayer Leverkusenit.


25-vjeçari mund të largohet nga ‘Aspirinat’ qysh në afatin kalimtar të janarit.

E ardhmja e tij mund të jetë në elitën e futbollit anglez, Ligën Premier ku pesë skuadra janë vënë në ndjekje të tij.

Lideri aktual Manchester City shihet si favorit për t’i marrë shërbimet e tij, por në garë janë edhe Everton, Arsenal, West Ham United dhe Tottenham Hotspur.

Leverkusen është gati ta lejoj largimin e tij, por dëshiron mbi 50 milionë euro.

Schick këtë edicion në 18 ndeshje ka shënuar 16 gola dhe ka asistuar në tre të tjerë. /Telegrafi/