LAJMI I FUNDIT:

​Anëtarësimi i Kosovës në NATO, Osmani kërkon mbështetjen e Turqisë

​Anëtarësimi i Kosovës në NATO, Osmani kërkon mbështetjen e Turqisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministrin e mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Hulusi Akar.

Në takim me ministrin Akar, presidentja Osmani ka theksuar se synimi i Kosovës është anëtarësimi në NATO, ndaj ka kërkuar mbështetjen turke në këtë proces.


“Presidentja Osmani dhe ministri Akar kanë biseduar edhe për mundësitë për bashkëpunim ushtarak si dhe për mundësinë e furnizimit me pajisje ushtarake. Në takim është biseduar edhe për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e arsimimit dhe trajnimit të oficerëve, nënoficerëve dhe pilotëve të FSK-së”, thuhet në njoftimin e bërë nga presidenca.

Më tej, në komunikatë thuhet se presidentja Osmani në takim me ministrin Akar ka folur edhe për situatën politike aktuale, ku ka potencuar kërcënimet dhe provokimet e vazhdueshme nga Serbia, të cilat synojnë desatabilizimin e rajonit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës

Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës "Banka Postare Kursimore"

Lajme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Lajme
Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Kronika e Zezë
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes

Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut

Elfije Boletini
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Lajme
Kalo në kategori