Mancini i del në mbrojtje Jorginhos, por i befasuar me statusin e Donnarummas te PSG
Trajneri i Italisë, Roberto Mancini është i befasuar që Gigio Donnarumma nuk është një titullar i rregullt në PSG dhe këmbëngul se Jorginho e meritonte Topin e Artë.
Strategu italian dha një intervistë për La Gazzetta dello Sport duke diskutuar për vitin 2021 të Azzurëve.
Italia fitoi Euro 2020, por nuk arriti të fitojë grupin e saj kualifikues për Kupën e Botës, që do të thotë se do të duhet të kualifikohen për në Katar 2022 përmes play-off-it.
Italia do të përballet me Maqedoninë e Veriut në gjysmëfinale dhe mund të takohet Turqinë ose Portugalinë në finale.
Mancini ka besim se Azzurrët do të kualifikohen për në Kupën e Botës.
“Ne do të shkojmë në Katar sepse jemi të fortë. Ne ishim ekipi më i mirë në Euro, të cilin e fituam me meritë”, deklaroi ai.
“Ne kemi humbur vetëm një ndeshje në tre vjet. Një lojë kur kishim vetëm dhjetë lojtarë. Asnjëherë nuk kemi rrezikuar të humbim ndeshjet e tjera”.
Mancini është penduar për rrugën kualifikuese të Italisë. Italia barazoi 0-0 në të dyja ndeshjet kundër Zvicrës, me Jorginhon që humbi nga një penallti në dy.
“Unë shpesh mendoj për shanset që kemi humbur”, shtoi trajneri.
“Mjaftoi fitorja e ndeshjes së parë me Zvicrën, ne e dominuam atë lojë. Megjithatë, mendoj se edhe gjatë Euros ishim pak me fat dhe mund të ndodhë që herët a vonë gjërat të mos shkojnë në favorin tuaj. Kjo është kur ju duhet të bëni diçka më shumë. Do ta bëjmë në mars”.
“Jorginho e meritoi Topin e Artë për atë që ka bërë me ne”, vazhdoi Mancini.
“Ai ishte një lojtar vendimtar për ne, më kujtohet penalltia kundër Spanjës, jo dy ato që humbi dhe shoh që ai vazhdon të ekzekutojë penallti, kështu që nuk ka probleme”.
Jorginho shënoi 13 penallti dënimi nga 13 në Chelsea në vitin 2021, duke vendosur një rekord të ri në Ligën Premier.
Gigio Donnarumma ishte gjithashtu vendimtar për fitoren e Italisë në Euro, por 22-vjeçari nuk është një titullar i rregullt në PSG.
“Gigio është portieri më i mirë në botë dhe është shumë e çuditshme”.
“Më vjen keq që ai nuk po luan rregullisht sepse është diçka thelbësore për një portier”, potencoi Mancini. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm
Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi
Chelsea thyen rekordin për një 17-vjeçar, ai do të jetë lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit brazilian
Ylli i Real Madridit do të humbasë finalen e Ligës së Kampionëve dhe fillimin e Euro 2024 shkaku i lëndimit
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Real Madridi ka në mendje një datë për prezantimin zyrtar të Mbappes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore