LAJMI I FUNDIT:

Pfizer: Dy doza të vaksinës sonë nuk krijuan imunitet tek fëmijët më të vegjël

Pfizer: Dy doza të vaksinës sonë nuk krijuan imunitet tek fëmijët më të vegjël

Kompania farmaceutike Pfizer njoftoi dje se testet e vaksinës së saj kundër COVID-19 tek fëmijët e moshës 2 deri në 5 vjeç tregojnë se ajo nuk ka siguruar imunitetin e pritur dhe rekomandon marrjen e një doze të tretë.

Studimi zbuloi se dy doza të vaksinës Pfizer/BioNtech të përshtatura për fëmijët nuk prodhonin imunitetin e pritur tek fëmijët e moshës 2 deri në 5 vjeç, megjithëse ky ishte rasti për foshnjat deri në 2 vjeç, raporton cnn.


Prandaj, pas analizimit të të dhënave, kompania vendosi të përfshijë një dozë të tretë për të gjithë fëmijët dhe foshnjat e moshës 6 muajsh deri në 5 vjeç në programin e saj të testimit të vaksinave.

“Studimet klinike tani do të përfshijnë një vlerësim të efektivitetit të dozës së tretë prej 3 mikrogramësh, e cila do të jepet të paktën dy muaj pas marrjes së dozës së dytë për të siguruar një nivel të lartë mbrojtjeje në këtë grupmoshë”, njoftoi kompania.

Ndryshe, Pfizer do të testojë gjithashtu efektivitetin e dozës së tretë tek fëmijët më të rritur, nga 5 deri në 11 vjeç dhe 12 deri në 15 vjeç. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
U përplas me veturë në portën e oborrit të Shtëpisë së Bardhë, humb jetën shoferi

U përplas me veturë në portën e oborrit të Shtëpisë së Bardhë, humb jetën shoferi

Amerika
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Izraeli ia ndalon punën televizionit Al Jazeera

Izraeli ia ndalon punën televizionit Al Jazeera

Azia
Kalo në kategori