LAJMI I FUNDIT:

City fiton minimalisht ndaj Wolvesit, vazhdon kryesimin në Ligën Premier

City fiton minimalisht ndaj Wolvesit, vazhdon kryesimin në Ligën Premier

Manchester City ka fituar me shumë vështirësi ndaj Wolverhampton Wanderers 1-0.

Skuadra e Pep Guardiolës ka vuajtur shumë për të marrë tri pikët në këtë sfidë dhe këtë e arriti vetëm falë një penalltie.


Përkundër dominimit nga City, pjesa e parë u mbyllë me rezultat të barabartë 0-0.

Vlen të theksohet se në minutën e fundit të pjesës së parë, mysafirët mbetën me 10 futbollistë në fushë pas përjashtimit të Raul Jimenez.

Dominimi i Cityt vazhdoi edhe në pjesën e dytë, kur në minutën e 65-të fituan një penallti.

I saktë nga pika e bardhë u tregua Raheem Sterling që shënoi për 1-0.

Deri në fund më gola nuk pati dhe City mori një fitore shumë të vlefshme.

Me këto tri pikë, City vazhdon të mbetet lider në Ligën Premier me 38 pikë, katër më shumë se Chelsea që ka një ndeshje më pak. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring

Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Kalo në kategori