Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën të mërkurën sanksione ndaj dhjetëra individëve dhe subjekteve në të gjithë Evropën dhe hemisferën perëndimore, duke shënjestruar një grup të krimit të organizuar me seli në veriun e Kosovës.
Zyra e Kontrollit për Pasuritë e Huaja e Departamentit të Thesarit shënjestroi të mërkurën grupin e afaristit serb Zvonko Veselinoviq.
Përveç tij në listë janë edhe i vëllai Zharko Veselinoviq, pastaj Zheljko Bojiq, Milan Mihajloviq, Sinisha Nedeljkoviq, Radovan Radiq, Milan Radisavleviq, Milojko Radisavleviq, Milan Radoiçiq, Marko Rosiq, Radule Steviq, Milivoje Vuloviq.
Grupi akuzohet pos tjerash për marrëveshje me politikanët për të ndihmuar fitoren e tyre në zgjedhje dhe mbështetjen financiare për ta.
Në këmbim, politikanët do t’u jepnin vëllezërve kontratat më të mira të infrastrukturës dhe kontrollin e zonave të caktuara për bizneset e tyre.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka reaguar pas vendosjes së sanksioneve ndaj krerëve të krimit të organizuar në veri, Zvonko Veselinoviq e Milan Radoiçiq, si dhe anëtarëve të bandës së tyre.
Blinken, tha se sanksionet janë në pajtim me objektivat e Samitit për Demokracinë që mbahet këtë javë nën organizimin e presidentit amerikan, Joe Biden.
Ai tha se bandat që veprojnë përtej kufijve janë “destabilizuese” dhe shpesh bashkëpunojnë me zyrtarë qeveritarë.
“Ne e dimë gjithashtu se krimi i organizuar i mbështetur nga aktorë të korruptuar mund të destabilizojë sundimin e ligjit, të gërryejë besimin në institucionet publike dhe të dobësojë qeverisjen demokratike”, thuhet në deklaratën e sekretarit Blinken.
Edhe, shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka mirëpritur sanksionimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj disa serbëve nga Kosova, të cilët janë pjesë e një grupi të krimit të organizuar në veri.
Borrell tha se vendosja e sanksioneve ndaj disa serbëve nga Kosova, është hap i rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor.
“Përcaktimi nga SHBA është një hap i rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor. Shkatërrimi i rrjeteve kriminale transnacionale kontribuon në sigurinë, stabilitetin dhe përmirëson sundimin e ligjit në mbarë rajonin. BE-ja është plotësisht e angazhuar në arritjen e këtij synimi të përbashkët”, tha Borrell, transmeton Telegrafi.
Ndërkaq, ky vendim është mirëpritur në Kosovë, ku pas publikimit ka pasur edhe reagime të shumta.
Presidentja Vjosa Osmani ka përshëndetur vendimin e SHBA-së, duke thënë se institucionet e vendit janë të përkushtuara ndaj sundimit të ligjit dhe do të bashkëpunojnë ngusht me Amerikën.
“I mirëpres sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Veselinoviqit dhe grupit të tij të krimit të organizuar në veri të Kosovës”.
“Institucionet janë plotësisht të përkushtuara ndaj sundimit të ligjit dhe do të bashkëpunojnë me ?? për të siguruar që rajoni ynë të mos bëhet një parajsë e sigurt për grupe të tilla kriminale”, tha Osmani në Twitter.
Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se është i mirëseardhur vendimi i SHBA-së për identifikimin e emrave të përveçëm dhe sanksionet ndaj Zvonko Veselinoviq dhe grupit të organizuar kriminal që vepron në veri të Kosovës.
Në një shkrim në Facebook, kreu i qeverisë u shpreh se ky grup është përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve në mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ky grup është dëshmia më e mira se krimi në veriun e Kosovës është realitet i përditshëm që cenon ligjshmërinë e të drejtat, lirinë dhe të mirat e qytetarëve” , tha Kurti.
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka reaguar pas vendimit të SHBA-së për të vendosur sanksione ndaj krerëve të krimit të organizuar në veri të Kosovës.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sanksionimin e krerëve të krimit të organizuar në Kosovë, është lajm i shkëlqyeshëm për Kosovën.
“SHBA dhe Kosova janë të përkushtuar për sundimin e ligjit dhe kjo është një përpjekje e përbashkët për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Vendimi do të ndihmojë misionin tonë të përbashkët për të goditur krimin transnacional në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor”, shkruan Haradinaj.
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla pas vendosjes së sanksioneve ekonomike të SHBA-së ndaj grupit kriminal në veri, me në krye Zvonko Veselinoviq, ka thwnw se me këtë u legjitimua aksioni i Policisë së Kosovës në veri, me ç’rast mbetën të lënduar disa zyrtar policorë si pasojë e rezistencës së serbëve lokalë.
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu e ka quajtur lajm jashtëzakonisht të mirë vendosjen e sanksioneve amerikane nga grupeve të krimit të organizuar në veri të udhëhequr nga Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radojçiq.
Në një shkrim në Facebook, ka thënë se është theksuar që moti se veriu është i tillë jo për shkak të banorëve, por sepse është kontrolluar nga grupe të tilla kriminale që nuk kanë pasur vetëm mbështetjen e Beogradit, por edhe të Prishtinës.
Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq janë ndër personat e listës së re të sanksioneve të Shteteve të Bashkuara.
Dyshja janë bashkëpunëtorë të ngushtë të Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet – ata kanë qenë të lidhur me krime të rënda disa herë, por asnjëherë nuk janë dënuar gjersa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është përpjekur fuqishëm të mohojë lidhjet me ta.
Zvonko Veselinoviq, udhëheqësi i Grupit të Krimit të Organizuar (OCG), është një nga figurat më famëkeqe të korrupsionit në Kosovë.
OCG e Veselinoviqit është e angazhuar në një skemë ryshfeti në shkallë të gjerë me zyrtarë të sigurisë kosovare dhe serbe, të cilët lehtësonin trafikimin e paligjshëm të mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton Telegrafi.
Grupi gjithashtu ka komplotuar me politikanë të ndryshëm në disa marrëveshje “quid pro quo”, duke përfshirë ryshfetin në fillim të vitit 2019 të zyrtarëve kosovarë të sigurisë për të lejuar operacionet e kontrabandës ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe ryshfetin në fund të vitit 2017 të zyrtarëve kosovarë të sigurisë kufitare për të lejuar kalimin e sigurt për kontrabandistët.
Nga fundi i vitit 2017, Zvonko Veselinoviq dhe vëllai i tij, Zharko Jovan Veselinoviq kishin marrëveshje me politikanët të cilët i ndihmuan kandidatët e tyre të fitojnë në zgjedhje.
Në këmbim, këta politikanë do t’u jepnin vëllezërve kontrollin e zonave të caktuara të bizneseve, ku ata mund të kryenin aktivitetet e tyre të paligjshme të biznesit pa ndërhyrjen e autoriteteve serbe. Politikanët gjithashtu do t’i shpërblenin vëllezërit Veselinoviq duke u dhënë vëllezërve projekte në infrastrukturë.
Nga fundi i vitit 2017, Zvonko Veselinoviq dhe Zharko bënë donacione si metodë për pastrimin e parave që buronin nga sipërmarrja e tyre kriminale.
Zharko ka qenë lider në OCG-në Veselinoviq – ku së bashku me vëllain e tij – kryen kontrabandat, frikësuan njerëzit e bizneseve, kërcënuan projektet e tyre të ndërtimit, infrastrukturës dhe projektet e zhvillimit të telekomunikacionit.
Përveç kësaj, Veselinoviq dhe grupi i tij u paditën për përfshirjen e tyre të dyshuar në vrasjen e liderit të partisë politike, Oliver Ivanoviq në janar të vitit 2018.
Veselinoviq dhe anëtarët e tjerë të OCG, Milan Rajko Radoiçiq, Zheljko Bojiq dhe Marko Rosiq, të gjithë u përmendën në aktakuzë për vrasjen, secili duke shërbyer në mënyrën e vetë në atentatin kundër politikanit serb të Kosovës.
Nga gushti i vitit 2018 e deri në shtator të vitit 2021, kompania “RAD”, e regjistruar me dy adresa të ndryshme në Zveçan, në pronësi të biznesmenit serb, Radule Steviq nga veriu i Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe – ka fituar gjithsej 61 tenderë në vlerë prej 5.6 milionë eurosh.
Këto projekte janë financuar nga buxheti i Qeverisë së Kosovës.
Pronari i kompanive P.T.P. “RAD” dhe “RAD” D.O.O, Radule Steviq është një ndër personat që u futën në listën e sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare
MPB: Një grua u sulmua fizikisht nga ish-bashkëshorti, shkaku i një borxhi
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj