LAJMI I FUNDIT:

Sanksionet ndaj Veselinoviq e Radojçiq, Haxhiu: Veriu është i tillë sepse është kontrolluar nga grupe kriminale

Sanksionet ndaj Veselinoviq e Radojçiq, Haxhiu: Veriu është i tillë sepse është kontrolluar nga grupe kriminale

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu e ka quajtur lajm jashtëzakonisht të mirë vendosjen e sanksioneve amerikane nga grupeve të krimit të organizuar në veri të udhëhequr nga Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radojçiq.

Në një shkrim në Facebook, ka thënë se është theksuar që moti se veriu është i tillë jo për shkak të banorëve, por sepse është kontrolluar nga grupe të tilla kriminale që nuk kanë pasur vetëm mbështetjen e Beogradit, por edhe të Prishtinës.


“Këto grupe kriminale, që hera herës priteshin edhe në zyrat e institucioneve tona më te larta, fshihen prapa rezistencës që i bëjnë organeve të rendit për të sjellë rend e ligj në atë pjesë të Republikës”, ka shkruar ministrja.

SHBA u vendosi sanksione për krim të organizuar në veri të Kosovës - por kush janë Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq
Lexo po ashtu SHBA u vendosi sanksione për krim të organizuar në veri të Kosovës - por kush janë Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq

Tutje shoti se Kosova është e përcaktuar qartë në luftimin e kriminalitetit në çdo cep te saj.

“Sanksionet e SHBA-së mbi këto grupe kriminale tregojnë qartë adresat konkrete të vatrave të kriminalitetit që terrorizojnë qytetarët e asaj ane”, tha Haxhiu.

SHBA me sanksione ndaj grupit të Zvonko Veselinoviqit për krim të organizuar në veri të Kosovës
Lexo po ashtu SHBA me sanksione ndaj grupit të Zvonko Veselinoviqit për krim të organizuar në veri të Kosovës

Millan Radoiçiq, Zvonko dhe Zharko Vesellinoviq, Srgjan Vulloviq, Zhelko dhe Andrija Bojiq dhe Radulle Steviq – të gjithë serbë nga Kosova – janë vënë në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të SHBA-së.

Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja, në kuadër të këtij departamenti, publikoi të mërkurën një listë të individëve dhe kompanive të tyre në vende të caktuara, që me një emër quhen “Shtetas të etiketuar në mënyrë të posaçme”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Lajme

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Lajme
Sfidat dhe përgjegjësia e mediave në gjuhën serbe në Kosovë, flasin Zulfija Jakupi e Isak Vorguçiq

Sfidat dhe përgjegjësia e mediave në gjuhën serbe në Kosovë, flasin Zulfija Jakupi e Isak Vorguçiq

Lajme
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Lajme
Kalo në kategori