LAJMI I FUNDIT:

Gripi sezonal, shtohen kërkesat për ndihmë mjekësore në qendrat e mjekësisë familjare

Gripi sezonal, shtohen kërkesat për ndihmë mjekësore në qendrat e mjekësisë familjare

Kërkesa të mëdha për trajtim nga gripi sezonal në qendrat e mjekësisë familjare në Prishtinë.

Drejtori i QKMF-së në Prishtinë, Bujar Gashi ka thënë se ka shtim të qytetarëve që po kërkojnë trajtim nga gripi sezonal.


“Gjatë dy javëve të fundit, me theks të veçantë javën e fundit kemi dyfishim të rasteve të qytetarëve që kërkojnë shërbim për bartje të gripit sezonal në qendrat e mjekësisë familjare”, tha ai në RTV Dukagjini, përcjell Telegrafi.

Gashi thotë se më së shumti të prekur nga gripi janë moshat shkollore, por pa përjashtuar edhe moshat tjera.

“Nga rreth 7 mijë shërbime brenda 24 orëve që kemi pasur, tashmë kemi 9 mijë vizita ditore”.

“Simptomat në këtë kohë të gripeve sezonale janë vështirë të identifikueshme”.

Drejtori i QKMF-së ka folur edhe dozën e tretë të vaksinës kundër coronaviruesit.

“Është mirë që të merret edhe doza e tretë apo përforcuese në mënyrë që imuniteti të mos bie. Duket se ne Kosovë është arritur një imunitet i mirë dhe të vazhdojmë vaksinimin në mënyrë që ta ruajmë këtë imunitet të krijuar deri më tani”, deklaroi ndër të tjera Gashi./Telegrafi/