Ish-kryeministri Isa Mustafa ka thënë se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është obligim i Kosovës, të cilit nuk mund t’i shmanget.
Sipas tij, s’ka alternativa tjera, meqë Asociacioni parashihet me një marrëveshje që e ka ratifikuar Kuvendi.
Mustafa e ka konsideruar të arritur përfshirjen e pikës që Gjykata Kushtetuese të jetë “arbitër” i marrëveshjes së vitit 2013.
“Pataten e nxehtë e ka lënë Kuvendi i Kosovës me marrëveshjen e parë dhe Gjykata Kushtetuese. Pika e parë e marrëveshjes së vitit 2013, për normalizim të marrëdhënieve thotë se do të formohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe”, ka thënë ai fillimisht duke shtuar se në 6 pikat e marrëveshjes s’qe përpunuar se si do të dukej ky asociacion.
Sa i përket marrëveshjes së 2015-s, atë të parimeve të përgjithshme mbi Asociacionin, Mustafa ka thënë se është habitur se si ka arritur të përfshinte Kushtetuesen si arbitër.
“Marrëveshja ishte e gjatë, mjaft e gjatë me shumë pikë dhe e bazuar në marrëveshjen e parë kryesisht, e që ishte ratifikuar me ligj. Por atë që arrita ishte që ta shtyj Gjykatën Kushtetuese të Kosovës si arbitër të marrëveshjes, që s’mund të themelohet Asociacioni dhe të jetë i plotfuqishëm statuti për të, nëse Kushtetuesja thotë se s’është në harmoni me Kushtetutën. Ai do të konsiderohej i themeluar vetëm kur Kushtetuesja vlerëson se është në harmoni me Kushtetutën. Jam habitur se si kam arritur ta bind Vuçiqin që ta pranojë autoritetin e Gjykatës. Ishte pika e dytë e marrëveshjes”, ka thënë ai në KTV.
Sipas Mustafës, tash s’kërkohet që Asociacioni të bëhet në bazë të kritereve të vitit 2015.
“Kërkohet të bëhet në bazë të marrëveshjes së parë. Edhe gjykata Kushtetuese kërkon. Sepse po i dëgjoj liderët që thonë se Kushtetuesja ka deklaruar se është në kundërshtim me Kushtetutën. Kushtetuesja ka thënë se asociacioni duhet të themelohet konform marrëveshjes së parë, sepse themelimi është bërë pjesë e rendit juridik të Kosovës. Kështu shkruhet në aktgjykim, por jo në bazë të marrëveshjes së dytë. E nëse duhet të bëhet në bazë të marrëveshjes së parë, siç thotë Gjykata Kushtetuese, vendit i mbeten dy zgjidhje: Ose duhet të mblidhet Kuvendi dhe ta abrogojë ose ta anulojë Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes së parë me mbi 80 vota, me dy të tretën e votave, dhe mandej ne nuk kemi obligime juridike që ta bëjmë atë, ose duhet të punohet që të implementohet ligji për marrëveshjen e parë”, ka deklaruar Mustafa.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30
Çmimet e banesave në Manastir shkojnë në nivele rekord, 1600 euro për metër katror
“Daily Mail” shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?
Viti, vidhet një kasafortë me para
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur