LAJMI I FUNDIT:

Newcastle me ‘ofertë astronomike’ për të nënshkruar me Dembelen

Newcastle me ‘ofertë astronomike’ për të nënshkruar me Dembelen

Newcastle United thuhet se është në ‘pole-position’ për të nënshkruar me Ousmane Dembele nga Barcelona si një transferim i lirë në verë.

Kontrata e 24-vjeçarit është caktuar të skadojë në verë dhe ai ende nuk e ka përkushtuar të ardhmen e tij në klub, pavarësisht ardhjes së Xavit si trajner.


Xavi i ka thënë Dembeles se ai është një fans i madh i tij dhe beson se i ka të gjitha cilësitë për të qenë një nga anësorët sulmues më të mirë në botë.

Pavarësisht kësaj, gazeta Mundo Deportivo pretendon se Dembele po i afrohet gjithnjë e më shumë një transferimi në Ligën Premier në vitin 2022.

Newcastle, tani e menaxhuar nga Eddie Howe dhe të mbështetur nga pronarë miliarderë të Arabisë Saudite, kanë krijuar një paketë shumë tërheqëse për pagën e Dembeles.

Dembele do të fitonte 15 milionë euro në vit pagë, përveç një bonusi të madh prej 15 milionë eurosh për marrëveshjen që do ta sillte si lojtar të lirë.

Situata financiare e Barcelonës është ende e rëndë dhe ata nuk do të jenë në gjendje ta përballojnë atë ofertë që janë gati t’ia bëjnë klubi anglez.

Francezi është në gjendje të fillojë negociatat me klube nga muaji janar dhe përveç Newcastle, ka edhe ekipe tjera në Angli të interesuara për francezin.

Manchester United ka qenë i lidhur me një lëvizje në vitet e fundit dhe ishte afër nënshkrimit të Dembeles në huazim në vitin 2020.

Ata po vëzhgojnë çdo zhvillim, por ardhja në verë e Jadon Sancho dhe paraqitjet e Mason Greenwood do të thotë se Dembele nuk është më një prioritet transferimi.

Dembele e ‘çmend’ Xavin, harron orarin e stërvitjeve: “Kujtova që kishim pasdite”
Lexo po ashtu Dembele e ‘çmend’ Xavin, harron orarin e stërvitjeve: “Kujtova që kishim pasdite”

Dembele mbërriti te Barcelona nga Borussia Dortmund në vitin 2017 dhe ai i kushtoi gjigantëve katalunas mbi 100 milionë euro.

Dëmtimet e shpeshta e kanë dëmtuar karrierën e tij në Spanjë dhe qëndrimi i tij gjithashtu i ka lënduar njerëzit, duke ardhur me vonesë në stërvitje disa herë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori