Me Hummer-in elektrik që projektoi ai, Joe Biden bëri një xhiro – shqiptari që punon në General Motors rrëfen për karrierën e tij në Amerikë
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, pak ditë më parë është parë duke bërë një xhiro me një veturë Hummer elektrik.
Këtë, presidenti amerikan e bërë gjatë një vizite në fabrikën e General Motors në Detroit.
“…Kjo është diçka shumë e veçantë”, kishte thënë ndër tjerash Biden me gazetarët e pranishëm.
Por, besojeni ose jo, kjo makinë e veçantë është e projektuar nga një shqiptar që ka kohë që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe punon në gjigantin General Motors, përcjell Telegrafi.
Thënë më qartë, bëhet fjalë për një seri makinash elektrike të GM-së, që janë projektuar nga një grup inxhinierësh të talentuar, në krye të të cilit është një shqiptar nga Vlora: Gjergji Shaska.
Ai në një intervistë për Telegrafin e ka konfirmuar një fakt të tillë duke thënë se është pjesë e inxhinierëve që kanë projektuar Hummer EV.
“Roli im ka qenë në projektimin e Electric Powertrain, që përfshin Lithium-Ion bateri dhe transmisionin elektrik. Electric Powertrain është zemra e një makine elektrike, që në një makinë të zakonshme është Powertrain (Motori dhe Transmisioni)”, ka thënë fillimisht për Telegrafi, Gjergji Shaska.
Siç ka bërë të ditur ai, Hummer EV ka një bateri prej 200 kWh, që me një karikim ka një autonomi prej me shume se 550 kilometrash.
“Gjithashtu ka dy motorë elektrikë mbrapa dhe një përpara që së bashku i japin një fuqi prej 1000 kuaj fuqi. Hummer EV arrin shpejtësinë 0-100 km/h në më pak se 3 sekonda. Është një makinë e mrekullueshme dhe ndihem shumë krenar që jam pjesë e grupit të inxhinierëve që e kanë projektuar”, ka thënë tutje për Telegrafin, Shaska.
Megjithatë, ai ka bërë të ditur se Hummer EV nuk është e vetmja makinë që ai është duke punuar, duke theksuar se Cadillac LYRIQ EV është një tjetër makinë që do të dalë në shitje në muajt e ardhshëm, nga 30 makina elektrike që General Motors do të sjellë në shitje në vitet e ardhshme.
“Një tjetër projekt shumë interesant që po punoj është Cruise Origin Autonomous Vehicle, e cila do të përdoret si taksi pa shofer dhe nuk ka timon apo pedale”.
Por kush është Gjergji Shaska?
Sipas rrëfimit të tij, ai është prej një familje patriotike të njohur në Vlorë, përkatësisht familje antikomuniste me disa anëtarë të familjes, të arratisur në Amerikë në vitin 1945.
“Gjyshi i dënuar me 25 vjet burg me grupin e deputetëve në vitin 1947. Në mars të vitit 1991, dy vëllezërit e mi më të mëdhenj largohen në Itali me eksodin dhe në gusht të po të njëjtit vit shkojnë në Amerikë. Unë pasi mbaroj shkollën e mesme në Vlorë, emigroj në Amerikë në vitin 2003 me bashkim familjar. Babai im Bedri Shaska ka qenë kryetar i Partisë Demokratike në Vlorë në 1993-1994, ku jep dorëheqjen pas humbjes se referendumit”, ka rrëfyer Shaska, gjatë intervistës për Telegrafin.
Ndërsa duke folur rreth karrierës së tij në SHBA në përgjithësi, dhe në GM në veçanti, ai ka bërë të ditur se për afro 6 vjet është “Electrification System Architect” në General Motors, ku është përgjegjës për të gjithë ”Programet e Elektrifikimit” duke filluar që nga MHEV, HEV, PHEV, BEV, si dhe FCEV.
“Përpara General Motors kam qenë Electrified Powertrain System Engineer në Ford Motor Company në të njëjtën fushë. Në Ford kam punuar në elektrifikimin e veturave Ford dhe Lincoln. Përpara Ford kam qenë në A123 System që ishte një nga kompanitë e para që filloi të prodhonte Lithium-Ion Battery për makinat elektrike. A123 u krijua nga një profesor nga MIT që zbuloi një ‘qelizë’ për tu përdorur në bateritë për makinat elektrike”, ka treguar për Telegrafin ai.
Gjatë intervistës për Telegrafin, Gjergji Shaska është pyetur edhe rreth asaj nëse ka shqiptarë të tjerë që punojnë bashkë me të në këtë kompani.
Në këtë kontekst ai ka thënë se ka edhe shqiptarë të tjerë që punojnë në General Motors, por jo me të në Elektrifikim.
Dhe për fund, ai ka dhënë një mesazh për të rinjtë shqiptarë: “Nëse keni dëshirë të krijoni një të ardhme të suksesshme në Amerikë, mundësia më e mirë është shkollimi në degët e inxhinierisë elektronike dhe informatikës. E ardhmja është në teknologji dhe këto do të jenë degët më të kërkuara në të ardhmen në Amerikë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicët nepalez e ndaluan të riun, por mbetën pa fjalë kur ai u tregoi patentë shoferin
Mustang sedan? Pse jo
Audi RS3 arrin shpejtësinë e RS7 me vetëm një ndryshim të thjeshtë
Koncepti Bugatti Bolide, me 1,825 kuaj fuqi dhe shpejtësi maksimale mbi 500 km /orë
Kjo mund të jetë vetura revolucionare elektrike
SUV 3000 kuaj/fuqi apo Ferrari SF90?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare