LAJMI I FUNDIT:

Kastrati i reagon Muratit për pagat në RTK: Nuk është e vërtet se 100 punëtorë paguhen më shumë se ministrat

Kastrati i reagon Muratit për pagat në RTK: Nuk është e vërtet se 100 punëtorë paguhen më shumë se ministrat

Drejtori i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Ngadhnjim Kastrati ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Financave se rreth 100 punëtorë në këtë institucion paguhen më shumë pagat e ministrave.

Kastrati ka theksuar se buxheti i për pagat mbetet i njëjtë dhe se ky sulm është i drejtuar politikisht.

“Është absolutisht e pavërtetë se në RTK janë 100 punëtorë me paga më të larta se të ministrave. Këtë e di shumë mirë edhe Ministri Murati. Buxheti për pagat mbetet po ai i njëjti i para tri viteve dhe si Kryetar i Komisionit paraprak i Financave, Ministri Murati është i njohur me këtë fakt. Përpjekjet për ta sulmuar politikisht RTK-në nëpërmjet manipulimit me të vërtetat faktike është veprim i ulët, por i pakalueshëm”, ka reaguar Kastrati në profilin e tij në Facebook.


Sipas tij, buxheti i RTK-së është më i ulëti krahasuar me mediumet publike në rajon.

“Vetë fakti se uljen e buxhetit për RTK-në mundohen ta argumentojnë me të dhëna të fabrikuara dëshmon se ky vendim është absolutisht i paarsyeshëm dhe i paarsyetuar. Kujtojmë se buxheti i RTK-së është më i ulëti krahasuar me mediumet publike në rajon. Shkurtimi i mëtutjeshëm i këtij buxheti zbulon hapur tendencën politike për ta degraduar mediumin publik, në vend se të synohej zhvillimi i tij, si një resurs i domosdoshëm publik”, përfundon reagimi.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati gjatë raportimit në Komision për Buxhet ka thënë se rreth 100 punonjës në RTK marrin paga më shumë se paga e një ministri.

Murati: Në RTK janë rreth 100 punëtorë që kanë pagë më të lartë se të një ministri
Lexo po ashtu Murati: Në RTK janë rreth 100 punëtorë që kanë pagë më të lartë se të një ministri

“Te RTK është e vërtet që ka një shkurtim të buxhetit dhe këtë nuk e kemi bërë duke mos e marr parasysh gjendjen, por besoj se edhe ju si Komision, ndoshta edhe e dini që në RTK janë rreth 100 paga që janë më të larta se paga e një ministri”, ka thënë Murati.

Ai gjatë shqyrtimit të Projektligjit për vitin 2022 është shprehur se, ka një shkurtim të buxhetit për RTK-në. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
​Sot minimi masiv shkëmbor, qarkullimi do të ndërpritet në rrugën Klinë-Pejë

​Sot minimi masiv shkëmbor, qarkullimi do të ndërpritet në rrugën Klinë-Pejë

Ekonomi
Kalo në kategori