Kryetari i zgjedhur i bashkisë së New Yorkut, Eric Adams, planifikon të konvertojë pagën e parë në Bitcoin, pasi ai u zotua të enjten për ta bërë qytetin më mikpritës ndaj kriptovalutave.
Adams njoftoi në një postim në Twitter se do të merrte tre pagat e para në Bitcoin kur të bëhej kryetar i qytetit.
Adams po i përgjigjej kryebashkiakut të Miamit, Francis Suarez, i cili tha se do të merrte gjithashtu pagën e tij të ardhshme në Bitcoin.
In New York we always go big, so I’m going to take my first THREE paychecks in Bitcoin when I become mayor. NYC is going to be the center of the cryptocurrency industry and other fast-growing, innovative industries! Just wait!
— Eric Adams (@ericadamsfornyc) November 4, 2021
Zëdhënësi i fushatës së Adams, Evan Thies sqaroi më vonë se kryebashkiaku i zgjedhur do ta konvertonte pagën në Bitcoin përmes një shkëmbimi. Qytetit i mungon një mekanizëm për të nxjerrë paga në çdo gjë tjetër përveç dollarëve.
Njoftimi ishte një deklaratë e qartë e mbështetjes politike për kripto, dhe pason vërejtjet që Adams bëri këtë javë duke treguar se dëshiron të tërheqë më shumë vende pune në kriptovaluta në New York dhe ndoshta të krijojë një monedhë dixhitale për qytetin.
Kriptovaluta ende përballen me pengesa të mëdha si një mjet për pagesat e përditshme, pjesërisht sepse tatohet nga IRS si pronë. Ka gjithashtu pyetje se si një pagë e bazuar në Bitcoin do të lidhej me ligjet federale të punës. Është e paqartë se kush do të kontrollonte “portofolin” dixhital që qyteti do të duhej të përdorte për të paguar Adamsin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto janë 7 kompanitë gjigante që vlejnë së bashku 14 trilionë dollarë – por ja sa fitojnë CEO-t e tyre
Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim
Po hapet Abi Çarshia, qendra tregtare më unike në vend e rajon
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit