LAJMI I FUNDIT:

Pogba përgënjeshtron lajmin se është i mërzitur me Solskjaerin

Pogba përgënjeshtron lajmin se është i mërzitur me Solskjaerin

Paul Pogba ka reaguar ndaj një lajmi të publikuar në mediat britanike, kinse ai është i mërzitur me vendimet e trajnerit të Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer.

Sipas mediumit The Sun, Pogba është mërzitur me trajnerin Solskjaer, pasi u la jashtë formacionit titullar në humbjen 5-0 të Unitedit ndaj Liverpoolit.


Pogba hyri si zëvendësues në pjesën e dytë për të duruar një makth 15 minutash, pasi gabimi i tij çoi në golin e pestë të Liverpoolit përpara se të merrte një karton të kuq direkt pas një ndërhyrje të tmerrshme ndaj Naby Keita.

Pas ndeshjes, fituesi i Kupës së Botës u kërkoi falje shokëve të tij të skuadrës pas ndërhyrjes së pamatur dhe gabimit, por nuk komunikoi fare me Solskjaer.

Francezi thuhet se po shqyrtonte mundësinë e nënshkrimit të një kontrate të re me Unitedin, por këto bisedime tani janë pezull.

Megjithatë, Pogba ka përgënjeshtruar këtë lajm të The Sun, teksa e ka cilësuar si ‘lajm të rremë’ vetëm për të bërë tituj mediash.

“Gënjeshtra të mëdha për t’u bërë tituj”, ka shkruar Pogba në postimin e tij të bashkangjitur me foton e lajmit.

Ndryshe, marrëveshja aktuale e francezit në Old Trafford skadon në qershor të 2022, që do të thotë se ai do të jetë në gjendje të flasë me klube të tjera që nga muaji janar dhe të largohet si lojtar lirë verën e ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”

Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”

La Liga
U tha se do të shkarkohej pas finales së FA Cup, Ten Hag sqaron të ardhmen e tij

U tha se do të shkarkohej pas finales së FA Cup, Ten Hag sqaron të ardhmen e tij

Premier League
Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale

Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale

Bundesliga
Granit Xhaka shënon një super gol nga 30 metra distancë në finalen e Kupës së Gjermanisë

Granit Xhaka shënon një super gol nga 30 metra distancë në finalen e Kupës së Gjermanisë

Bundesliga
Conte te Napoli kërkon tre ish yjet e Serie A dhe garanci për blerjen e tyre

Conte te Napoli kërkon tre ish yjet e Serie A dhe garanci për blerjen e tyre

Serie A

"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin

La Liga
Kalo në kategori