LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti ringjall ‘planin e tij të BBC’

Ancelotti ringjall ‘planin e tij të BBC’

Dy humbjet e Real Madridit ndaj Sheriff Tiraspor dhe Espanyolit para pushimit ndërkombëtar la Carlo Ancelottin në kërkim të përgjigjeve. Nëntëmbëdhjetë ditët pasuese pa lojë e lejuan atë të bënte një hap prapa dhe të reflektonte për gabimet e tij, dhe ai u kthye me një plan të qartë.

Ai vendosi që sistemi më i mirë për këtë ekip ishte 4-3-3 dhe këtë e bëri të qartë në një konferencë për shtyp, duke mos fshehur asgjë. Los Blancos e përdorën kundër Shakhtarit dhe Barcelonës dhe rezultatet tregojnë se ishte vendim i duhur.


Ancelotti e dinte se duhej të fitonte të dyja ndeshjet e lartpërmendura dhe ai u kthye në sistemin që funksionoi aq mirë për të kur ai kishte treshen e BBC në sulm. Pa Gareth Bale apo Cristiano Ronaldo, Vinicius Jr dhe Rodrygo janë rritur dhe kanë performuar në një nivel shumë të lartë. Mes tyre, Karim Benzema ka qenë aq i mirë sa është pretendentë kryesor për Topin e Artë.

Në El Clasico, plani funksionoi mirë. Kjo i lejoi Real Madridit të hiqte dorë nga topi dhe të kundërsulmonte katalunasit, me Vinicius duke shkaktuar lloj-lloj problemesh veçanërisht për Oscar Mingueza.

Plani kundër Shakhtarit ishte pothuajse i njëjtë dhe funksionoi pasi ata mposhtën skuadrën ukrainase.

Një plan me Vinicius Jr në mendje

Ancelotti e di se Vinicius është një lojtar vendimtar dhe një lojtar që tani po jeton me potencialin që tregoi kur erdhi për herë të parë në klub. Italiani e di se i riu mund të bëjë një ndryshim të vërtetë për skuadrën e tij dhe se duhet të luajë kur të jetë në dispozicion.

Prania e Ferland Mendy në krahun e majtë gjithashtu ndihmon, pasi ai jep siguri në mbrojtje në mënyrë që Vinicius të mos ketë nevojë të kthehet aq shumë mbrapa me një lojtar tjetër që luan pas tij. Plus, kur David Alaba është në krahun e majtë të mbrojtjes, Vinicius duhet të kalojë në mes për të lejuar që austriaku të mbivendoset.

Mbetet për t’u parë se si do të paraqiten Los Blancos kundër skuadrave të ardhshme, por qasja me formacion 4-3-3 dhe kundërsulme duket se do t’i shërbejë mirë kundër skuadrave më të mëdha këtë sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori