LAJMI I FUNDIT:

Pioli do ta udhëheq për herë të 100-të Milanin, flet edhe për dyshen Ibrahimovic – Giroud

Pioli do ta udhëheq për herë të 100-të Milanin, flet edhe për dyshen Ibrahimovic – Giroud

Milani do të përballet me Bolognën në kuadër të xhiros së nëntë në elitën e futbollit italian Serie A.

Rossonerët janë në një formë fantastike në kampionatin italian, ku deri më tani kanë marrë shtatë fitore e një barazim.

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka folur për këtë takim, ku fillimisht ka treguar se do të luaj vetëm njëri nga minuta e parë mes Zlatan Ibrahimovic dhe Olivier Giroud, pasi të dy nuk do të hedhen në fushë.


“Ibra ka nevojë të luajë dhe të stërvitet. Është java e duhur për tu stërvitur me ne. Minutazhi do të jetë në rritje, duhet të vendos se kush do ta nisë si titullar mes tij dhe Giroud. Gjendja e tyre nuk na lejon që të luajmë me dy sulmues”, deklaroi Pioli.

Tutje trajneri italian ka konfirmuar edhe mungesat  që ka për këtë sfidë të rëndësishme që do ta zhvillojnë në udhëtim.

“Në krahasim me Porton janë rikuperuar Conti dhe Castillejo, ndërsa Rebic, Kessie dhe Pellegri vazhdojnë të jenë të lënduar”, vazhdoi tutje Pioli.

Ndaj Bolognës, Pioli do të jetë për herë të 100-të në krye të Milanit.

“Jam i përqëndruar për sfidën me Bolognën, nuk e dija për këtë arritje. Është normale që ndihem shumë mirë këtu, kam marrëdhënie të mira me të gjithë. Duhet të mendojmë për të tashmen, duhet të bëjmë mirë . Sezoni është akoma i gjatë dhe ne duhet të kemi vazhdimësi”, tha Pioli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Foda me shumë ndryshime: Formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen me Qipron

Foda me shumë ndryshime: Formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen me Qipron

Përfaqësuesja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Kosova ndaj Qipros për fitoren e parë në Ligën e Kombeve

Kosova ndaj Qipros për fitoren e parë në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Mbrojtësi i Letonisë shënon një autogol të çuditshëm në Ligën e Kombeve

Mbrojtësi i Letonisë shënon një autogol të çuditshëm në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Kalo në kategori