Murati i kundërpërgjigjet Selmanajt për gazsjellësin: Nuk mund të fitoni vota duke përmendur SHBA-në
Ministri i Financave, Punës dhe Transferëve, Hekuran Murati në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës ka thënë se, ka kaluar koha për të fituar vota duke përmendur Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Murati duke iu përgjigjur deputetit të LDK-së, Driton Selmanaj lidhur me projektin gazsjellësit të financuar nga Zyra e Sfidave të Mijëvjeçarit është shprehur se, për këtë çështje është deklaruar agjencia amerikane.
“Nuk mund të fitoni më vota duke e përmendur Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për këtë çështje është deklaruar edhe MCC-ja, të gjitha palët e ndërlidhura ku kemi koordinim të plotë me ta. Sikleti për të fituar vota, mund t’iu drejtoj në rrugë të tilla”, tha Murati, përcjell Telegrafi.
Madje, Murati duke iu drejtuar Selmanajt ka thënë se për këtë duhet të shtrojnë argumentet dhe e ka pyetur Selmanaj nëse e din sa është çmimi i gazit pa e shikuar në internet.
“…paraprakisht para se të diskutosh, pa e këqyr në internet a e din sa është çmimi i gazit, pa e këqyr në internet? Veç këtë tregoma tani mundemi me fol edhe për gaz”, tha Murati.
Selmanaj në këtë seancë ka deklaruar se vendimi i Qeverisë së Kosovës për gazsjellësin i dëmton rëndë interesat e vendit dhe ato gjeostrategjike.
Ai është shprehur se nëse Qeveria nuk e rishqyrton urgjentisht këtë vendim, Kosova mund të përfundojë si shteti i vetëm në rajon pa qasje në gaz.
“Kemi bindjen e plotë që një vendim i tillë dëmton rënd interesat tona shtetërore dhe interesat gjeostrategjike të miqve tanë ndërkombëtarë me theks të veçantë Shtetet e Bashkuara. Një nga shtyllat kryesore me të cilat matet dhe vlerësohet serioziteti i një shteti është edhe aftësia e tij për të respektuar marrëveshjet ku janë të përfshirë qeveritë paraprake me palët e jashtme. Në kohën kur pritej që në shtator të 2021 të hyjmë në fazën finale të aktiviteteve dhe ku më pas kjo marrëveshje do të sillej për t’u ratifikuar në Kuvendin e Kosovës, Qeveria merr vendimin tejet të pamatur për të ndërprerë realizimin e këtij projekti vital për shtetin. Një veprim i tillë nuk mund të kuptohet ndryshe pos një veprim i ngutshëm, i dëmshëm dhe me pasoja të mëdha për vendin. Nëse Qeveria e Kosovës nuk e rishqyrton urgjentisht vendimin e saj të gabuar, Kosova mund të përfundojë si shteti i vetëm në rajon pa qasje ne gaz dhe me pozitë tejet të vështirë në rrugën e saj për fuqizimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar”, tha Selmanaj.
Ndërsa, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në një intervistë për Telegrafin ka deklaruar se fondet e ndara nga Zyra e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) nuk kanë qenë të dizajnuara për ndërtimin e infrastrukturës së gazit.
Rizvanolli ka sqaruar se mundësitë e ndërtimit të këtij projekti ende ekzistojnë.
“Projekti nuk është dizajnuar për infrastrukturë të gazit, fondet për programin e MCC-së janë alokuar deri në 200 milionë dollarë dhe janë dedikuar për sektorin e energjisë dhe duke qenë se në një studim të vitit 2016 nga vet MCC dhe Qeveria e Kosovës ka dal se energjia përbën një problem dhe një sfidë për zhvillimin e sektorit privat në vend”, ka thënë Rizvanolli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
Veç edhe 3 ditë dhe shpallet fituesi i BMW-së Seria 3 nga GO+
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani - Fito pagë mujore gjatë studimeve
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
GiFi hap dyqanin e ri në një lokacion fantastik
Ladies Night me filmin “Back to Black“ me datë 9 Maj në Cineplexx Prishtina
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?