LAJMI I FUNDIT:

Selmanaj kërkon që Qeveria të rishqyrtojë vendimin për gazsjellësin: Po i dëmton rëndë interesat e Kosovës

Selmanaj kërkon që Qeveria të rishqyrtojë vendimin për gazsjellësin: Po i dëmton rëndë interesat e Kosovës

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka deklaruar se vendimi i Qeverisë së Kosovës për gazsjellësin i dëmton rëndë interesat e vendit dhe ato gjeostrategjike.

Selmanaj gjatë seancës parlamentare, tha se nëse Qeveria nuk e rishqyrton urgjentisht këtë vendim, Kosova mund të përfundojë si shteti i vetëm në rajon pa qasje në gaz.


“Kemi bindjen e plotë që një vendim i tillë dëmton rënd interesat tona shtetërore dhe interesat gjeostrategjike të miqve tanë ndërkombëtarë me theks të veçantë Shtetet e Bashkuara. Një nga shtyllat kryesore me të cilat matet dhe vlerësohet serioziteti i një shteti është edhe aftësia e tij për të respektuar marrëveshjet ku janë të përfshirë qeveritë paraprake me palët e jashtme. Në kohën kur pritej që në shtator të 2021 të hyjmë në fazën finale të aktiviteteve dhe ku më pas kjo marrëveshje do të sillej për t’u ratifikuar në Kuvendin e Kosovës, Qeveria merr vendimin tejet të pamatur për të ndërprerë realizimin e këtij projekti vital për shtetin. Një veprim i tillë nuk mund të kuptohet ndryshe pos një veprim i ngutshëm, i dëmshëm dhe me pasoja të mëdha për vendin. Nëse Qeveria e Kosovës nuk e rishqyrton urgjentisht vendimin e saj të gabuar, Kosova mund të përfundojë si shteti i vetëm në rajon pa qasje ne gaz dhe me pozitë tejet të vështirë në rrugën e saj për fuqizimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar”, tha Selmanaj.

Rizvanolli: Projekti i MCC-së nuk është dizajnuar për infrastrukturë të gazit, opsioni i ndërtimit ende ekziston
Lexo po ashtu Rizvanolli: Projekti i MCC-së nuk është dizajnuar për infrastrukturë të gazit, opsioni i ndërtimit ende ekziston

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në një intervistë për Telegrafin ka deklaruar se fondet e ndara nga Zyra e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) nuk kanë qenë të dizajnuara për ndërtimin e infrastrukturës së gazit.

Rizvanolli ka sqaruar se mundësitë e ndërtimit të këtij projekti ende ekzistojnë.

“Projekti nuk është dizajnuar për infrastrukturë të gazit, fondet për programin e MCC-së janë alokuar deri në 200 milionë dollarë dhe janë dedikuar për sektorin e energjisë dhe duke qenë se në një studim të vitit 2016 nga vet MCC dhe Qeveria e Kosovës ka dal se energjia përbën një problem dhe një sfidë për zhvillimin e sektorit privat në vend”, ka thënë Rizvanolli në intervistë. /Telegrafi/