LAJMI I FUNDIT:

Ramadani e merr përgjegjësinë për humbjen ndaj Llapit

Ramadani e merr përgjegjësinë për humbjen ndaj Llapit

Prishtina ka pësuar humbje në derbin rajonal nga Llapi 1-2.

Kryeqytetasit ishin në epërsi deri në minutën e 92-të, kur mysafirët pastaj shënuan dy gola për tre minuta.


Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani ka marrë përgjegjësinë për këtë humbje, teksa e ka uruar Llapin për fitore.

“Më e vështira është që të gjejmë koment, pasi duhet të themi komentin e duhur. I uroj Llapit fitoren. Jemi akoma pa fitore në fushën tonë”.

“Eksperiencën e kemi, por derisa të ndodhin këto gjëra nuk funksionon asgjë. Përgjegjësinë maksimale e kam unë si trajner, kishim gjithçka në dorë”. tha Ramadani.

Tutje trajneri shkupjan tha se të njëjtën situatë klubi ka qenë edhe vitin e kaluar, por që ka dëshirë për të bërë më mirë.

“Nuk e di çfarë të them tani sinqerisht, mund edhe të gaboj për ndonjë gjë që flas”.

“E njëjta situatë ka qenë edhe vitin e kaluar, por nuk duhet ta përsërisim përsëri një gjë të tillë”.

“Nuk dua të arsyetojë asgjë, lëndimet na përcjellin dhe fati i keq. Leonit Abazi ishte në plan për të luajtur por u lëndua”.

“Ekziston bindja dhe dëshira për të bërë më të mirën, por nuk po e bëjmë atë”, deklaroi Ramadani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Kalo në kategori