Kush do të jetë fitues i ‘Topit të Artë’ – këta janë pesë kandidatët kryesorë për ta fituar trofeun e çmuar individual
“Topi i Artë” për vitin 2021, po shkon drejt ditëve të fundit kur do të dihet edhe fituesi i ri, pasi tashmë në listën janë 30 kandidatë.
Numërimi mbrapsht ka filluar dhe do të përfundojë më 29 nëntor, kur ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet në Paris, Francë.
Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë dominuar për kaq shumë vite, përveç vitit 2018 kur e fitoi Luka Modric, por këtë vit ka disa kandidatë të denjë për të marrë trofeun në shtëpi.
Cilët lojtarë kanë shansin më të mirë për t’u kurorëzuar si futbollisti më i mirë në botë, ndërsa ‘France Football’ ka dhënë disa sinjale?
Karim Benzema
Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema spikat si një nga favoritët e këtij viti, pasi francezi e mori ekipin e tij në kurriz dhe vazhdoi formën e tij të shkëlqyer që kur Cristiano Ronaldo u largua nga “Santiago Bernabeu”.
33-vjeçari aktualisht është në mendjen e të gjithëve pas golit të tij të mrekullueshëm të Francës kundër Spanjës në finalen e Ligës së Kombeve të dielën, më 10 tetor, kur ai barazoi rezultatin, para se Kylian Mbappe të shënonte për golin e fitores të Francën.
Benzema mund të jetë francezi i parë që fiton trofeun që kur Zinedine Zidane e mori në vitin 1998.
Leo Messi
Njeriu që ka fituar trofeun më shumë se kushdo tjetër, me gjithsej gjashtë, Lionel Messi është gjithashtu mbajtësi aktual i trofeut.
Messi u largua në verë nga Barcelona, por argjentinasi fitoi Kupën e Mbretit dhe trofeun Pichichi në vitin 2021. Ai pastaj fitoi Copa American me Argjentinën në verë.
Nuk mund të mohohen cilësitë e këtij njeriu, edhe në moshën 34 vjeç, kështu që ai është gjithmonë në kandidat.
Robert Lewandowski
Ylli i Bayern Munich , Robert Lewandowski shihet nga shumë njerëz si fituesi i denjë i Topit të Artë 2020.
Mjerisht, çmimi u nuk u dha atë vit për shkak të pandemisë COVID-19 dhe për këtë arsye askush nuk fitoi, por reprezentuesi polak pa dyshim do të dëshirojë të marrë në dorë trofeun një herë.
Me 48 gola në 40 ndeshje sezonin e kaluar, përfshirë 41 në 29 ndeshje të Bundesligës, Lewandowski është një nga sulmuesit më në formë në botë tani dhe dallohet si një nga favoritët.
Jorginho
Ylli i Chelseat dhe Italisë, Jorginho, është i vetmi mesfushori që ka gjasa për çmimin, por ai në vitin 2021 ka qenë më i suksesshëm se kushdo tjetër.
Jorginho fitoi në Euro 2020 me Italinë disa muaj pasi fitoi Ligën e Kampionëve me Chelsean. Këtyre ia shtoi edhe Super Kupën e UEFA- tij, dhe ai tani është lider në Ligën Premier me Blutë .
Pasi tashmë ka fituar çmimin si “Lojtari i Vitit për meshkuj nga UEFA” këtë vit, Jorginho shihet si kandidatët kryesor.
Cristiano Ronaldo
Ky njeri nuk mund të llogaritet kurrë jashtë garës. Në moshën 36 vjeç, Cristiano Ronaldo nuk po tregon asnjë shenjë ngadalësimi, pasi kohët e fundit u transferua në Manchester United, ku ai tashmë ka shënuar pesë gola në gjashtë ndeshjet e tij të para.
Me pesë trofe të “Topit të Artë”, i pari prej të cilëve erdhi në 2008, 13 vjet më parë, Cristiano Ronaldo nuk mund të llogaritet kurrë jashtë garës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t’u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
Ardhja e Ancelottit i befasoi lojtarët e Real Madridit, pasoi një ‘çmenduri’ e plotë në dhomën e zhveshjes
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën – “bishë” në transformim trupor
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier
Jamie Vardy refuzoi të ngriste trofeun e Championship pasi dy lojtarë të Leicester nuk ishin afër tij
Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen
Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti
Ish-lojtari i Arsenalit dhe Lyonit u dërgua me urgjencë në spital, u dyshuar për gjakderdhje në tru
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak