Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka mbajtur kolegjium me kryeprokurorët e prokurorive themelore, Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Kryeprokurorin e Prokurorisë së Apelit si dhe Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, me ç’rast ka adresuar çështjet me interes në funksion të sundim të ligjit në Republikën e Kosovës.
Me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve lokale të 17 tetorit 2021, Kryeprokurori Lumezi ka kërkuar nga të gjithë kryeprokurorët dhe prokurorët angazhim maksimal në mbarëvajtjen dhe mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor.
“Si Kryeprokuror i Shtetit pres që nëpërmjet hetimeve të shpejta dhe të plota, me seriozitet maksimal dhe në kohë të vlerësohet çdo informacion, kallëzim penal apo çfarëdo e indicje tjetër për kryerjen e veprave penale që cenojnë procesin zgjedhor, duke siguruar që të gjithë qytetarët të kenë mundësinë të shprehin vullnetin e tyre të lirë përmes një procesi demokratik, të drejtë dhe sipas standardeve dhe vlerave perëndimore”, ka thënë kryeprokurori i Shtetit.
Gjatë këtij takimi rëndësi të posaçme i është dhënë aplikimit të ligjit për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë së fituar me vepër penale, ku Kryeprokurori Lumezi ka kërkuar angazhim më të madh dhe proaktiv të kryeprokurorëve dhe prokurorëve që krahas ngritjes së akteve akuzuese, të gjurmojnë dhe të identifikojnë pasuritë që dyshohet të jenë fituar me anë të veprave penale, veçmas veprave penale që kanë të bëjnë me abuzimin e fondeve publike.
Po ashtu, në këtë takim u adresuan edhe rritja e bashkëpunimit institucional lidhur me rastet e korrupsionit, trajtimi i raporteve të Auditorit të Përgjithshëm, sfidat në zgjidhjen e rasteve të trashëguara me persona të panjohur (PPP), si dhe ngritja e efikasitetit në trajtimin e rasteve të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar.
Me qëllim të rritjes së transparencës dhe avancimit të komunikimit publik, Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar nga të gjithë kryeprokurorët që të bashkëpunojnë ngushtë me të gjithë zyrtarët për komunikim publik të prokurorive që ata i drejtojnë, në mënyrë që mediat, shoqëria civile dhe publiku në përgjithësi të njoftohen në vazhdimësi me punën, aktivitetet dhe rezultatet e organit të akuzës.
Në fund të takimit, Kryeprokurori i Shtetit, ka kërkuar nga kryeprokurorët që të ngritët performanca në luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar, krimeve ekonomike, me theks të veçantë sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë, trajtimin e krimeve luftës dhe dhunës në familje, si dhe të avancohet llogaridhënia dhe profesionalizmi i punës së prokurorive që ata drejtojnë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri
Letra drejtuar KiE-së që përplasi Qeverinë dhe Presidencën, çfarë tha Konjufca e çka Osmani
Elshani: Shumë shpejt do të hapet për qarkullim ura e Ibrit në Mitrovicë
Pasi dështoi shpërndarja e Kuvendit, deputetët e PDK-së e quajnë Kurtin "mjeshtër të mashtrimit"
Vranët dhe me shi
Sherri ku u plagosën tre persona në Pejë nisi për një veturë “Golf III”
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri
Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038
Metoda ushtarake që ju mëson të bini në gjumë brenda pak minutave
Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin
Shkencëtarët besojnë se egjiptianët u përpoqën të shëronin kancerin 4000 vjet më parë
Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete