LAJMI I FUNDIT:

Letra drejtuar KiE-së që përplasi Qeverinë dhe Presidencën, çfarë tha Konjufca e çka Osmani

Letra drejtuar KiE-së që përplasi Qeverinë dhe Presidencën, çfarë tha Konjufca e çka Osmani

Kosova nuk u anëtarësua në Këshill të Evropës, por një ditë para mbledhjes së këtij institucioni një letër drejtuar Asamblesë Parlamentare bëri që të ketë përplasje ndërmjet Qeverisë dhe Presidencës.

Letra drejtuar Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla duket se nuk ishte konsultuar paraprakisht me presidenten Vjosa Osmani.

Qeveria e Kosovës, saktësisht ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, kishte njoftuar në atë letër se është duke përgatitur një draft-statut lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, bazuar në propozimin e Fondacionit gjerman Friedrich Ebert dhe se i njëjti draft-statut do të dorëzohet në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim deri në fund të këtij muaji.

Gërvalla: Kosova bëri pjesën e saj, presim nga Këshilli i Evropës ta ftojë Kosovën për tu anëtarësuar
Lexo po ashtu Gërvalla: Kosova bëri pjesën e saj, presim nga Këshilli i Evropës ta ftojë Kosovën për tu anëtarësuar

Reagim nga presidenca kishte pasur edhe në ditën kur është dërguar letra, më 16 maj.

Në atë ditë nga Presidenca e Kosovës kishin bërë të ditur për Telegrafin se veprimi i  bërë nga Qeveria e Kosovës, konkretisht nga MPJD rreth draft-statutit të Asociacionit dhe çështjes së Këshillit të Evropës, nuk është konsultuar e as dakorduar me presidenten Vjosa Osmani.

“Letra e Qeverisë së Kosovës dërguar në KIE, nuk është konsultuar dhe dakorduar me Presidenten Osmani. Presidentja Osmani përkrahë vetëm qëndrime dhe veprime paraprakisht të konsultuara, të koordinuara dhe të dakorduara me institucionin e Presidencës si institucion kushtetues me kompetenca të qarta në fushën e politikës së jashtme dhe si gardian i funksionimit kushtetues të institucioneve”, ishte shprehur Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes.

E kjo çështje u rikthye sërish në temë, kur të mërkurën u pyet kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. Ai tha se kjo ishte më shumë çështje teknike dhe nuk e sheh si diçka të qëllimshme kundër presidentes.

Letra e Qeverisë dërguar në KiE, por që nuk u konsultua paraprakisht me presidenten, Konjufca: Nuk ka qenë e qëllimshme
Lexo po ashtu Letra e Qeverisë dërguar në KiE, por që nuk u konsultua paraprakisht me presidenten, Konjufca: Nuk ka qenë e qëllimshme

“Unë e kam kuptuar këtë si një pamundësi që të njoftohet Presidentja për çdo hollësi nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Kjo, kam hamendësuar që ka mundur të ndodh për shkak të vizitës që ajo e kishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku për shkak të largësisë, me siguri jo çdo hollësi e cila ndryshonte çdo minutë në ditën e votimit që e kishim nga ana e Këshillit të Ministrave për Këshill të Evropës mund të ndahet dhe mund të koordinohet”, u shpreh Konjufca.

Sipas tij, nuk kishte mosvullnet ose diçka të qëllimshme kundër presidentes.

“Pra, unë nuk shoh mosvullnet nga ana e Qeverisë dhe nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme që të bëjë diçka të qëllimshme kundër Presidentes, apo që të mbajë diçka fshehur.

Ka qenë thjesht teknikisht, ma merr mendja, një largësi e madhe atë ditë, për të cilën po flasim, gjë që ka pamundësu që ndryshimet e çdo minute, propozimet e çdo minute që i ka bërë Qeveria e Kosovës, me mujt me kriju atmosferën që Kosova të hynte në agjendë, nuk ka mundur t’i ndajë të gjitha me Presidencën. Dhe Presidenca e ka pas reagimin e saj, ju e keni parë. Me siguri si pasojë e asaj që ata kanë menduar që çdo hollësi do të duhej të ishte ndarë”, shtoi ai.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i presidentes Vjosa Osmani.

Ajo në një deklaratë për Ekonomia Online ka thënë se është qesharake të thuash që s’ka pasur komunikim mes Presidencës dhe Qeverisë.

Presidentja tha tutje se në kohën moderne ekzistojnë mundësitë e shumta të komunikimit siç është telefoni.

Osmani ka thënë se nga letra e dërguar nga kryediplomatja, Donika Gërvalla, ka rënë në ujë oferta e nënshkruar nga tre liderët institucional që nuk duhet të ketë zbatim të njëanshëm të marrëveshjes vetëm nga Kosova.

“Unë nuk e kam dëgjuar një deklaratë të tillë do të befasohesha jashtëzakonisht shumë në qoftë se dikush vërtetë deklaron diçka të tillë sepse jemi në vitin 2024 ku telefonat funksionojnë shumë mirë pavarësisht në cilën zonë kohore jemi dhe në të njëjtën kohë të gjitha komunikimet tona deri tani në këto tri vite e gjysmë të bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e politikës së jashtme kane qenë pikërisht përmes telefonit sepse dikush nga institucionet gjithnjë ka qenë jashtë vendit dhe të thuhet që një informatë kaq fondamentale për një proces kaq kapital që e ka ndryshuar në tërësi qëndrimin që ne e kemi mbajt deri atë ditë.

Që nuk mund të nxirret çështja e Asociacionit nga marrëveshja e tërësishme, që nuk mund të ketë zbatim të njëanshëm të marrëveshjes vetëm nga Kosova por duhet të ketë zbatim paralel, që nuk mund të ndërlidhet procesi i dialogut me procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu nga Podujeva vdiq në Qabe, teologu tregon pse trupi i të ndjerit nuk mund të kthehet nga Arabia

Haxhiu nga Podujeva vdiq në Qabe, teologu tregon pse trupi i të ndjerit nuk mund të kthehet nga Arabia

Sociale
Krerët e institucioneve dhe të partive politike shprehin ngushëllime për vdekjen e Sylë Tahirsylajt

Krerët e institucioneve dhe të partive politike shprehin ngushëllime për vdekjen e Sylë Tahirsylajt

Lajme
Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Lajme
Shtatë persona të lënduar në një aksident mes dy veturave në Mrasor të Rahovecit

Shtatë persona të lënduar në një aksident mes dy veturave në Mrasor të Rahovecit

Kronika e Zezë
Vdes profesori i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj

Vdes profesori i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj

Lajme
Në Kosovë mbi 10 mijë persona të varur nga droga, 5 mijë nga kokaina

Në Kosovë mbi 10 mijë persona të varur nga droga, 5 mijë nga kokaina

Sociale
Kalo në kategori