LAJMI I FUNDIT:

Odegaard: Të bësh miq në Real Madrid nuk është e lehtë

Odegaard: Të bësh miq në Real Madrid nuk është e lehtë

Në verën e vitit 2021, koha e Martin Odegaard te Real Madridi përfundoi duke kaluar te Arsenal, ku vetëm tani norvegjezi e ka pranuar se klubi mbretëror nuk ishte vendi i lehtë për të bërë miq.

Mesfushori norvegjez kaloi gjysmën e fundit të sezonit 2020/21 në huazim në Arsenal dhe, në verën e vitit 2021, bëri një lëvizje të përhershme në Londër.


“Kishte shumë periudha të vështira si me ekipin e parë ashtu edhe me ekipin e dytë”.

“Por të qenit më i miri më bëri më të fortë. Ndjej se jam rritur falë Madridit dhe kam mësuar nga lojtarë si [Sergio] Ramos dhe Cristiano [Ronaldo]”.

“Kur je në nivelin më të lartë, nuk është aq e lehtë të bësh miq dhe gjëra të tilla. Të paktën jo kur je i ri dhe vjen nga diku tjetër”.

“Unë kam ardhur nga një kulturë e ndryshme e dhomës së zhveshjes dhe nuk është e lehtë të futem në një dhomë ndërrimi [si ajo në Madrid]. Ishte e vështirë, por është diçka që më ka bërë më të fortë dhe jam i lumtur që e kam përjetuar”, ka thënë ai në një intervistë me kanalin norvegjez TV2.

Sidoqoftë, Odegaard ishte i lumtur te Arsenali dhe ndjen ngrohtësi në këtë klub.

“Unë do të thoja se ka një ndryshim të madh. Unë jam shumë i lumtur në Arsenal. Ka një dhomë zhveshjeje shumë të bukur”, ka thënë Odegaard. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori